• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“Ëndrra e Ismail Qemalit”, drama më e mirë e vitit

Publikuar: 06.09.2012 - 13:26

Tiranë, 6 shtator - Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë, ka shpallur fituesit e konkursit mbarëkombëtar të dramës shqipe, mes 31 veprave që vinin nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, SHBA, Zvicra, Greqia, Italia dhe nga shumë shtete të tjera.

Juria e përbërë nga personalitete të dramës dhe aktrimit për mëse dy muaj shqyrtuan të gjitha veprat, duke përcaktuar kriteret e pjesëmarrjes për përzgjedhjen e 3 çmimeve fituese për veprat më të mira të paraqitura.

Juria e konkursit përbëhej nga personalitete të shquar të kinematografisë shqiptare dhe të fushave të tjera si Mihal Luarasi (kryetar i jurisë), Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Bashkim Hoxha, Josif Papagjoni, Sesilia Plasari, Bastri Capriqi.

Ata vlerësuan me çmimin e parë  dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit” e autorit Bashkim Kozeli, me çmimin e dytë veprën “Të ftuarit” nga Mustafa Tukaj dhe me çmimi e tretë veprën e Stefan Çapalikut, “Provat gjenerale të Pavarësisë”, raporton Start. Çmimi i parë do të shpërblehet me 500 mijë lekë, çmimi  e dytë me 300 mijë lekë dhe çmimi  i  tretë me 200 mijë.

 “Ëndrra e Ismail Qemalit” e autorit Bashkim Kozeli është drama që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë si dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Teatror Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe.

Ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi tha se jo vetëm dramat fituese, por edhe vepra të tjera do të ngjiten në skenë. MTKRS do të mbështesë financiarisht këto shfaqje në bashkëpunim edhe me TK-në dhe teatrot vendor, tha Z.Bumçi. Ai shtoi gjithashtu se, Konkursi i Dramës Shqipe u organizua jo vetëm në kuadër të aktiviteteve kushtuar 100-vjetorit, por edhe një traditë që duhet të vazhdojë për të mbështetur këtë formë krijimtarie.

Realizimin  me sukses i këtij konkursi do të kurorëzohet me mbajtjen e Festivalit Teatror Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe, që do të zhvillohet në Tiranë, gjatë muajit tetor- nëntor të këtij viti, e mbylli fjalën e tij ministri i TKRS-së.

Sipas kryetarit të jurisë, Mihal Luarasi, vepra të vlefshme janë më shumë se çmimet që u ndanë dhe ky konkurs vërtetoi sipas tij, se konkurset për dramën shqipe gjithmonë kanë pasur prurje./

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell