Gjuha shqipe me rrënjë 5 mijëvjeçare

Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 5 shtator
- Rinisin kërkimet arkeologjike në Adrianopol
- Festivali ballkanik i filmit në Pogradec nisi me "I dashur shqiptar"
- Java e rinisë nis me koncert në Klinë
- Katundi që bashkon kulturat me jazz
- Imazhi i fundit i Kosovës ringjallet me stripin e Jakupit
- Ministria lë trashëgiminë kulturore pa mbrojte të përhershme
- Përrallat e Vëllezërve Grimm festojnë 200-vjetorin
- Kalendari historik, 4 shtator
- TIME i kushton një botim special Nënë Terezes
New York, 2 shtator - Një studim i ri del me konkludimin se gjuhët indoevropiane e kanë origjinën në Anadoll ose në Turqinë e sotme, ka njoftuar New York Times. Kërkuesit studiuan evolucionin e 103 gjuhëve të sotme apo të zhdukura nga familja e gjuhëve indo-evropiane dhe krijuan një pemë për të treguar lidhjet mes gjuhëve të ndryshme.Harta e krijuar tregon se ka shumë gjasa që degët kryesore u krijuan para se të përhapeshin dhe të diversifikoheshin në rajone të tjera. Një hipotezë konkurrente sugjeron se origjina e gjuhëve të sotme gjendet diku në stepat e Euro-Azisë, në Ukrainën dhe Rusinë e ditëve tona, transmeton Noa.
Studimi tregon se gjuha shqipe i ka rrënjët 5 mijë vjet më parë dhe është afërsisht njësoj e vjetër me greqishten antike dhe gjuhën armene. Gjuhët e tjera janë ndarë në degëzime në periudha të ndryshme, ndërsa gjuha shqipe vlerësohet se ka qenë e pandarë deri para 1 mijë vjetësh, kur u shfaqën edhe ato që ne sot i njohim si dialekte.








