• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Statuja e femrës dardane zbulohet në Ulpianë

Publikuar: 30.08.2012 - 09:31

Prishtinë, 30 gusht - Figura e një femre dardane, në një statujë të mermerit, është gjetur në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, në gërmimet që po kryhen këto ditë. Grupi i arkeologëve që e kanë gjetur atë nuk janë ngutur të japin detaje për statujën, shkruan sot “Koha Ditore”. Atë e kanë futur në ujë, ku thonë se do të qëndrojë për së paku 40 orë. Tek atëherë do të nisë pastrimi i saj. Pak detaje për statujën e zbuluar dha i pari i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexhaj. Ai ka treguar se statuja është gjetur në pjesën që njihet si “Bazilika”. Statuja është e gjatë 60 deri në 70 centimetra dhe e gjerë prej 20 deri në 30 centimetra.

“Ajo përfaqëson artin, kulturën materiale të periudhës dardane, përmes figurës së një femre dardane”, ka thënë Rexhaj, teksa ka thënë se nuk mund të flasë aktualisht për kohën së cilën mendohet se i takon. Megjithatë, ka pasur një supozim në vija të trasha.

“Nuk mund të identifikoj kohën së cilës i takon, sepse ende nuk e kemi pastruar. Me siguri u takon shekujve të erës sonë”, ka thënë Rexhaj, teksa është ndalur në procesin e pastrimit të saj (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

 

Komente (4)

xhanaa30.08.2012/21:03

Supozim...!
Kur dojme me msu na shqipetaret se me supozime kurgjo nuk bohet. Gjithmone tuj supozu, pse as nje here nuk mundemi mu permabjt e me prit me dale jo me supozime po me deklarata te detajuara...

Naimi30.08.2012/12:35

Po hajde more përhajër, me shpresë që ky zbulim qartëson shumë pyetje pranë BE.

tonich 30.08.2012/10:53

"stili ilir" keto te dhena behen fjale per statujen qe eshte ende e papastruar,kur te pastrohen ateher mund te ipen te dhenat finale.Me nderim tonich

stili ilir 30.08.2012/10:44

sa interessant po si more thuhet 60 dei 70 cm ose 20 deri 30 po me qen me mija metra kjo matje duhet te trgohet e sakt e tani ne thuhet se do te hyme ne BE

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu