• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shumë vërejtje për Projektligjin e ri për Trashëgimi Kulturore

Publikuar: 20.08.2012 - 09:37

Prishtinë, 20 gusht – Një mori vërejtjesh kanë shkuar në adresë të Komisionit që ka hartuar Ligjin e ri për Trashëgimi Kulturore. Kalimi i Këshillit për Trashëgimi Kulturore nga organi i pavarur i Kuvendit të Kosovës në organ qeveritar, themelimi i Inspektoratit për trashëgimi, si dhe koncesionimi i objekteve të trashëgimisë kulturore kanë qenë pikat e forta të kundërshtimit të atyre që merren me trashëgimi kulturore. Komisioni për hartimin e ligjit të ri, të cilit i prin drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, po mblidhet që të shqyrtojë këto vërejtje. Zyrtarë të MKRS-së thonë se janë të interesuar që procesi të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, porse nuk do të bëjnë “presion” te komisioni që do të bënte që puna të kryhej dosido.

Edi Shukriu, kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ka qenë kritike ndaj tendencës së MKRS-së, që të marrë pavarësinë e institucionit të cilin ajo e udhëheq.

“Ajo që është shqetësuese është tendenca që Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore të futet nën mbikëqyrjen e Ministrisë dhe të ministrit”, ka thënë Shukriu. “Kjo është e papranueshme, ngase Këshillin e ka themeluar Kuvendi i Kosovës, dhe ajo është agjenci e pavarur e profesionale, e cila duhet mbi të gjitha të mbikëqyrë punën e ekzekutivit”, ka shtuar ajo.

Shukriu është e shqetësuar se si në trashëgimi kulturore aktualisht nuk ka kurrfarë kontrolli, por akoma më shqetësuese e sheh faktin se qeveritarët, sipas saj, nuk janë të gatshëm për kontroll. Ajo ka shpresë te Kuvendi i Kosovës që, sipas saj, kanë aq njohuri sa mos të pranojnë që të humbet pavarësia e institucionit që u krijua si i tillë.

“Besoj se kjo nuk do të mund të kalojë, ngase nuk mendoj që ka këso vetëdijeje në Kuvendin e Kosovës, kur dihet se cilat janë agjencitë e pavarura, dhe cilat janë në shërbim të Kuvendit”, ka thënë Shukriu, teksa ka shtuar se vënia e trashëgimisë kulturore nën diktaturë e një ministrie apo personi është fare e palogjikshme.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka bërë edhe me shkrim vërejtët e veta, ashtu siç ka kërkuar Ministria e Kulturës, për ligjin që ka sponsorizuar ta ndryshojë. Në dokumentin me vërejtjet dhe komentet e KKTK-së, të cilin e ka siguruar gazeta, janë artikuluar pesë vërejtje të mëdha, që janë përthekuar në 12 faqe. Veç mandatit të KKTK-së, dokumenti flet edhe për (mos) zbatimin e mbrojtjes ligjore, inspektoratin e trashëgimisë kulturore, dhënien e pronave të trashëgimisë kulturore me koncesion, si dhe për përmbajtjen e përgjithshme të Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°C
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell