• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kosova e gatshme për Bienalen e arkitekturës në Venedik

Publikuar: 15.08.2012 - 15:43

Prishtinë, 15 gusht - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka përgëzuar për punën që kanë bërë, kuratorin, komisionierin, bordin dhe gjithë ekipin e angazhuar për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bienalen e Venedikut, ekspozitën më të madhe në botë të arkitekturës, e cila fillon nga 29 Gusht dhe mbaron më 25 Nëntor. Me një iniciativë të MKRS-së Kosova ka arritur që të jetë për herë të parë në Bienalen e Venedikut.

Komisioneri, Bekim Ramku dhe Kuratori i ekspozitës, arkitekti Përparim Rama kanë thënë se tashmë kanë bërë gjitha përgatitjet. Kosova si temë prezantimi ka “Punuesi i filigranit”.

Ministri Krasniqi do të jetë prezent në Venedik më 27 gusht kur do ta bëjë hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienale. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje të madhe botërore për të shënon edhe një hap shumë të rëndësishëm në prezantimin e shtetit të Kosovës, dhe mbi të gjitha të potencialit kulturor para vendeve nga e mbarë bota.

Komisioneri Bekim Ramku ka thënë se si një përfaqësim për herë të parë, është e rëndësishme që arkitektura e Kosovës  të përfaqësohet ashtu siç është me urbanizmin e vet nëpër shekuj. Ramku ka shprehur një falënderim për gjithë ekipin që ka punuar në ndërtimin  e paviojnit, e në veçanti për ministrin Krasniqi për angazhime e treguar që Kosova të jetë në këtë ngjarje të madhe.

Nga ana e tij, kuratori Përparim Rama duke thënë se Kosova do të ketë një prezantim të mirë. “Punuesi i filigranit tregon kulturën dhe imazhin kosovar me anë të filigranit, si një nga mënyrat më tradicionale të të bërit stoli duke i mbijetuar kohërave dhe regjimeve kosovare. Gërshetimi i metalit ka domethënie multidimensionale, ashtu siç njerëzit gërshetohen mes ngjashmërive dhe diferencave midis tyre. Ky gërshetim tregon se njerëzit janë krijuesit e fatit të tyre, dhe kemi zgjedhur pikërisht filigranin si elementin kryesor të përfaqësimit tonë në këtë bienale”, ka thënë ai, teksa ka ftuar arkitektët e Kosovës që të jenë pjesë e gjithë këtij projektit. Për Paviljonin, Rama synon të krijojë ngjarjen interaktive, duke përdorur teknologji të bazuara në ueb-shërbime dhe rrjetet sociale nëpërmjet emailit, si dhe rrjetet sikur Twitter dhe Facebook, ku pjesëmarrësit, si edhe kushdo tjetër me qasje në internet, do të ketë mundësi të marrë pjesë duke përzgjedhur pamjet arkitekturale dhe peizazhe urbane nga vendi dhe duke i lidhur ato direkt me një emocion: gëzim, pikëllim,ngazëllim, ngulfatje, liri, apo hidhërim. Kështu ai ka ftuar arkitektet kosovarë që ta vizitojnë faqen e mëposhtme dhe të lidhni pamjet e peizazhit arkitektural dhe ati urban me gjashtë emocionet e përmendura më lart.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CShi i lehtė
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu