• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

UNESCO-ja shpërfill Qeverinë e Kosovës

Publikuar: 13.08.2012 - 09:13

Prishtinë, 13 gusht – Kur është fjala për trashëgiminë kulturore në Kosovë me të cilat merret Serbia, Ligji dhe Qeveria e Kosovës bien poshtë. Kjo është vërtetuar edhe me rastin e restaurimit të katër monumenteve të kultit ortodoks që janë në Kosovë. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, dy vjet pasi i janë ndarë fondet nga Qeveria e Rusisë, ka kontraktuar tri kompani për të kryer restaurimin e tyre. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Shtetërore e Lajmeve në Rusi, “Interfax” e cila citon Qeverinë e Rusisë, përkatësisht Departamentin e Sinodes për Marrëdhënie të Kishës me jashtë. Rusia në vitin 2010 kishte ndarë 2 milionë dollarë (1.5 milionë euro) për restaurimin e  Patrikanës së Pejës, Manastirit të Deçanit e atë të Graçanicës dhe të Kishës së Shën Premtes në Prizren. Të katër këto monumente, tash një dekadë janë nën mbrojtje të UNESCO-s si objekte serbe. As para dy vjetësh Qeveria e Kosovës nuk kishte “haber” për këtë çështje. Vitin që lamë pas, saktësisht, në shtator, Ministria e Kulturës nuk i kishte dhënë leje UNESCO-s që të restauronte këto monumente kulturore. Arsyeja ishte se edhe Rusia, por edhe UNESCO-ja kishin kërkuar që implementimi i këtij projekti të bëhet nëpërmjet UNMIK-ut. Asnjë nga këto autoritete nuk kanë pranuar se janë pyetur ose janë të përfshirë në këtë projekt. E Ligji për Trashëgimi Kulturore në Kosovë e thotë qartë se Ministria e Kulturës është institucioni kompetent pa lejen e të cilit nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje në objektet e trashëgimisë kulturore (gjerësisht në “Kohën Ditore”).



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell