Kalaja mesjetare në restaurim, depo mbeturinash

Artikujt tjerė
- BunkerFest synon ti afrojë njerëzit me historinë e tyre
- Stuhia ndërpret përkohësisht festivalin Llollapalooza
- Kalaja mesjetare në restaurim, depo mbeturinash
- Kalendari historik, 6 gusht
- Burg për gërmime arkeologjike pa leje në Shqipëri
- Në Gjirin e Sarandës zbulohet një spirancë gjigante
- Mërgimtarëve u kërkohet të ruajnë atdhedashurinë
- Teatri me zërim e ndriçim 60 mijë eurosh, por pa staf profesional
- Kalendari historik, 5 gusht 2012
- Vdes pianistja me renome botërore, Mihaela Ursuleasa
Vushtrri, 6 gusht - Autoritetet komunale u kishin bërë thirrje kohë më parë qytetarëve, e në veçanti mërgimtarëve të Vushtrrisë, që të bëjnë vizita nëpër monumente të shumta historike që ka ky qytet. Këtë e kishin cilësuar si një atraksion të vërtet. Por të dielën në njërin nga to, siç është Kalaja mesjetare e qytetit, ambienti përreth ishte përplot me mbeturina, shkruan sot Koha Ditore. Madje ato mbeturina ishin vetëm pak metra larg muzeut lëvizës që është vendosur në oborrin e kësaj Kalaje, e që është vendosur me qëllim të vizitohet nga qytetarët për të kuptuar për çdo ditë se çka po ndodh brenda Kalasë përmes ekspozimeve të artefakteve që mund të gjenden në oborrin e kësaj Kalaje.
Kalasë së qytetit në Vushtrri, e cila llogaritet të jetë ndërtuar në periudhën e mesjetës e për një kohë qe lënë pas dore e në mëshirë të fatit, deri në gjysmën e dytë të vitit që vjen, do të marrë pamje të autenticitetit. Rreth gjysmë milioni euro ka ndarë Ambasada Amerikane në Kosovë për restaurimin dhe konservimin e saj. Në fazën e parë të këtij projekti janë bërë intervenime emergjente, siç janë mbulimi i murit anësor, përkatësisht i murit të Kalasë përskaj rrugës kryesore. Është inauguruar Muzeu lëvizës, për promovimin punës që kryhen brenda korpusit të këtij objekti dhe pritet që deri nga fundi i vitit 2013 të përfundojë i gjithë ky projekt. Restaurimi dhe konservimi i saj, projektin për çka e ka marrë përsipër dega në Kosovë e organizatës suedeze Trashëgimia Kulturore pa kufij (CHwB), kishte nisur në qershor të këtij viti. Me këtë kishte nisur edhe fushata Trashëgimia Kulturore është e jotja, gjithashtu!.
Fajin për mbeturinat afër njërit prej objekteve më të vjetra në Kosovë, nuk e merr askush. Zyrtarët komunalë thonë se pastrimi i rrugëve bie nën kompetencat e kompanisë regjionale për pastrimin e mbeturinave Uniteti. E përgjegjësit e kësaj kompanie thonë se fajin për ato mbeturina e kanë qytetarët, përkatësisht banorët e qendrës së qytetit. Këta të fundit thonë se janë Komuna dhe kompania në fjalë që nuk po i kryejnë përgjegjësitë e tyre si duhet.
Ne spo kemi ku ti hedhim këto mbeturina, na kanë hequr kontejnerët nga qendra e tash qytetarët po hedhin mbeturina pikërisht në këtë vend kur po munden, thotë pronari i njërit nga bizneset që ndodhet afër Kalasë, në kushte anonimiteti.
Ndërsa, zëdhënësi i Komunës, Bahri Bivolaku, thotë se Komuna para disa kohe ka marrë një iniciativë për zbatimin e një pilot-projekti, i cili ka të bëjë me heqjen e kontejnerëve nga qendra e qytetit dhe është vendosur që mbeturinat në një kohë të caktuar qytetarët që banojnë në qendër apo rreth qëndresë ti grumbullojnë po ashtu në një vend të caktuar.
Me këtë ne vetëm sa i kemi ndihmuar dhe i ndihmuam kompanisë që ka për obligim pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit, sepse kjo nuk është nën kompetencat tona, ka thënë Bivolaku, teksa pranon se mbeturinat para Kalasë nuk japin imazh të mirë për këtë monument, e për qytetin në përgjithësi.
Ragim Mikushnica, menaxher i kopanisë regjionale Uniteti, thotë se disa banorë të qëndrës nuk po e zbatojnë marrëveshjen ndërmjet tyre dhe kompanisë, për hedhjen e mbeturinave në një vend të caktuar dhe brenda një kohe të caktuar.
Jo vetëm që banorët e asaj ane nuk po e respektojnë orarin e po i hedhin mbeturinat pikërisht në atë vend afër Kalasë së qytetit, por as obligimet e tyre ndaj kopanisë ata nuk po i kryejnë. Pagesa e tyre ndaj kopanisë nuk është as 5% të faturimit, ka thënë Mikushnica.
Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka miratuar një rregullore, në bazë të së cilës është caktuar që ata që hedhin mbeturina pa vend gjoba mund të arrij deri në 150 euro. Mikushnica thotë të mos jetë i kënaqur me punën e inspektorëve komunalë në shqiptimin e dënimeve ndaj qytetarëve të cilët hedhin mbeturina përskaj këtij objekti.
Sipas burimeve historike, Kalaja e qytetit është një ndër monumentet më të vjetra të Vushtrrisë. Ajo gjendet në qendër të qytetit. Ky objekt përmendet si Kala e vjetër, ku, sipas njohësve, kjo nënkupton se Kalaja u ka mbijetuar rindërtimeve të shumta. Kalaja, sipas mënyrës së ndërtimit, përbërjes së materialit ndërtimor dhe të dhënave të tjera të shkencave ndihmëse të historisë është iliro-dardane dhe është ndërtuar në mesjetë. Ndërtimi është bërë nga gurët me formë të çrregullt të cilët janë lidhur me gëlqere të shuar, ndërsa muret e saj janë të larta 10 deri 12 metra.










Georg06.08.2012/11:12
Romantizmi i terbuar Shqiptare!Kalaja IliroDardane e ndertuare ne mesjete jo ce eshte qesharake po per vajtim. E cka ne qofte se e ka ndertuar Gjorgje Brankovici? Do te thote nuk eshte me e jona,apo cka!Edhe piramidat jane ndertu prej faraoneve por me te krenohet e gjithe bota arabe