Në Prizren u shfaq filmi dokumentar kushtuar Ali Podrimjes

Artikujt tjerė
- Në Prizren u shfaq filmi dokumentar kushtuar Ali Podrimjes
- Përkujtohet 75-vjetori i vdekjes së Ndre Mjedës
- Shqipëria kujton poetin Ali Podrimja
- Nga gërmadhat Halilaj krijon të renë
- Për tepihë e mobilie Ministria e Kulturës shpenzon 14 mijë euro
- Njeriu i kërpudhave hap ekspozitë fotografie
- Kompozitorët shqiptarë ftohen për të dizajnuar siglën e Pavarësisë
- Ikën shkrimtari i madh amerikan, Gore Vidal
- A ka shtet amë për arnautët e Sirisë?
- Kalendari historik, 2 gusht
Autori i filmit dokumentar Torzo, Musa Bushrani tha se Ali Podrimja, është njëri nga poetët që i ka dhënë më së shumti poezisë shqipe. Sipas tij, respekti për poetin Podrimjen duhet të ruhet përgjithmonë. Prizren.
Filimi dokumentar Torzo i autorit Musa Bushrani, është shfaqur të mërkurën mbrëma në Prizren. Ky film i kushtohet veprimtarisë dhe krijimtarisë që poeti,Ali Podrimja, e ka prezantuar në qytetin e Prizrenit, raportoi rtk.
Autori i filmit, Musa Bushrani tha se Ali Podrimja është njëri nga poetët që i ka dhënë më së shumti poezisë shqipe. Sipas tij, respekti për personalitetin dhe krijimtarinë e Podrimjes duhet të ruhet përgjithmonë.
Podrimja ishte krijues i veçantë. Humbja e tij është e rëndë dhe e pazëvendësueshme për poezinë tonë, tha Bushrani. Lajmi se një prej miqve dhe krijuesve më të mirë është ndarë nga jeta, kilometra larg vendlindjes, ka prekur thellë krijuesit nga Prizreni.
Shkrimtarët dhe poetët nga ky qytet, pas shfaqjes së filmit dokumentar Torzo, kanë përcjellë kujtimet e tyre të shumta që kanë pasur në takimet letrare në këtë qytet me poetin e ndjerë, Ali Podrimja.
Berat Batiu tha se poeti Ali Podrimja, ka qenë i lidhur ngushtë me qytetin e Prizrenit, dhe deri në frymën e fundit ka marrë pjesë në të gjitha takimet letrare që janë organizuar në këtë qytet.
Shpirti i Ali Podrimjes ka qenë i lidhur ngushtë me qytetin e Prizrenit. Ai, përkundër vështirësive edhe gjatë viteve 90-ta nuk ka munguar asnjëherë në takimet letrare që janë organizuar në këtë qytet. Prandaj, në shenjë falënderimi për dashurin që ka pasur për Prizrenin, kemi vendosur të punojmë një film dokumentar dhe të përkujtojmë sot këtë figurë të madhe të poezisë shqipe, tha Batiu.
Edhe poeti Muharrem Gashi, duke evokuar kujtime nga takimet letrare tha se poeti Ali Podrimja, ishte njëri nga poetët, që më së shumti pasuroi poezinë dhe letërsinë shqipe.
Poeti i ndjerë, Ali Podrimja, herën e fundit qytetin e Prizrenin e ka vizituar me 5 korrik të muajt të kaluar, me çrast ka marrë pjesë në promovimin e librit të Visar Zhiti.
Poeti Podrimja, ditë më parë është gjetur i pajetë në një periferi të qytetit Lodeve në Francë.










Driton Bakija Gjaakove 02.08.2012/17:26
Ali Podrimja eshte perkujtuar ne qytetin e lashte te ,Prizrenit eshte bere nje Dokemtare per te djerin poetin ,Ali Podrimja.Do ishite gjalle do gezohej shume.