• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Shehu i bashkohet maratonës poetike në Irlandë

Publikuar: 26.07.2012 - 10:21

Prishtinë, 26 korrik - Rreth dy mijë poetë nga e gjithë bota janë bërë pjesë e garës që siguron pjesëmarrjen në edicionin e parë të një festivali poezie. Në mesin e atyre që kanë marrë përgjigje pozitive nga juria e “Fermoy International Poetry Festival” është edhe një poet nga Kosova. Fahredin Shehu është i vetmi nga Kosova që do t’i bashkohet botës në festivalin e themeluar sivjet. Irlanda është vendi nikoqir. Festivali bazohet në temën “Inclusion” (Përfshirje) dhe në të marrin pjesë poetë të njohur. Jan Glass, Louise Mulcahy, Tsead Brunja janë disa nga pjesëmarrësit. Në “Fermoy…” do të lexohen vargje të krijuesve nga Finlanda, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Kosova dhe Irlanda. Evenimenti poetik do të nisë në ditën e dytë të muajit gusht. Poetët e përzgjedhur nga juria e festivalit, për pesë ditë do të shëtisin për të lexuar poezi në disa qytete irlandeze. Ngjarja kryesore e festivalit mbahet në ditën e katërt të gushtit në Fermoy, ku edhe është themeluar festivali që mëton të shndërrohet në tradicional.

Disa ditë para se të marrë rrugën për në Irlandë, poeti Fahredin Shehu ka dhënë detaje për mënyrën se si është bërë pjesë e festivalit.

“Ishte një konkurs në të cilin aplikova dhe dola i suksesshëm. I kam dërguar tri poezi në bazë të kritereve të konkursit dhe poezitë fituese sjellin udhëtimin në Irlandë”, ka shpjeguar Shehu. “Në kuadër të festivalit poezitë lexohen në qytete si Dublin, Cork, Belfast ndërsa mbrëmja qendrore mbahet në Fermoy, ku edhe do të inaugurohet festivali”, ka shtuar ai.

Për Shehun, pjesëmarrja në këtë festival është e një rëndësie të veçantë.

“E çmoj shumë këtë përfaqësim dhe jo vetëm këtë, por secilin festival ku mund të flas për kulturën dhe gjuhën krijuese shqiptare”, ka thënë ai.

Përveç poezive që do të lexojë nëpër qytetet irlandeze, Shehu do të flasë në emër të kulturës shqiptare dhe kjo e bën të ndiejë përgjegjësi më të madhe.

“Sigurisht që është përgjegjësi e madhe. Konkretisht do të flas për vlerën tonë më të madhe që posedojmë e që nuk e promovojmë aspak dhe kjo është toleranca fetare e cila është tolerancë gjenetike e shqiptare dhe jemi shembull për shumë vende”, ka thënë ai.

Shehu ka zbuluar se titujt e poezive me të cilat do të udhëtojë nëpër Irlandë janë “The Red Scraft”, “Under the shade of huge oleander” dhe “The Fragrant Buds of the Soul”.

“Përveç poezive me të cilat kam konkurruar në festival, do të lexoj edhe poezi nga dy librat e mi të fundit ‘Crystaline Echoes’ të botuar më 2011 në Portugali dhe ‘Pleroma’s Drew’ e botuar në shkurt të vitit 2012 në New York”, ka thënë ai.

Fahredin Shehu u lind më 1972 në Rahovec. Është autor i nëntë veprave me poezi dhe në prozë.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CI kthjellėt
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell