Podrimja - zëri që artikuloi dhembjen dhe shpresat e Kosovës

Artikujt tjerė
- Mos e qani Podrimen, qani veten tuaj!
- Kalendari historik, 23 korrik 2012
- Podrimja - zëri që artikuloi dhembjen dhe shpresat e Kosovës
- Ndërron jetë këngëtarja e njohur vlonjate, Meliha Doda
- Projektligji për trashëgimi kulturore - në dëgjim publik
- Nexhmija kushtëzon kthimin e Dimrit... me nderimin e Enverit
- Kalendari historik, 21 korrik
- Tiranë: Shpallet juria e dramës shqipe
- BE-ja rihap qendrën informative dhe kulturore në pjesën veriore të Mitrovicës
- Për skandalin me pikturat e Vangjush Mios, shkarkohet prokurori
Prishtinë, 22 korrik - Për miqtë e poetit të njohur Ali Podrimja, 21 korriku ka qenë një ditë zie. Lajmi për vdekjen e poetit i ka shokuar. E në ditën kur është gjetur trupi i pajetë i tij në Francë, ata që e kanë njohur nga afër poetin kanë evokuar kujtime nga takimet e shpeshta me të. Sipas tyre, kultura mbarëshqiptare ka humbur një njeri të madh të letrave. Por jo vetëm kaq. Ata thonë se krijimtaria e tij ka kohë që është shndërruar në vlerë universale. Miku i tij Ramiz Kelmendi e ka cilësuar poetin si Migjenin e ditëve të sotme, e për akademik Eqrem Bashën, Ali Podrimja është poeti që ka shënuar rrjedhën e kulturës e letërsisë shqipe në përgjithësi. Gazetari Zenun Çelaj, që Podrimjen e ka pasur mik për më se gjashtë dekada, thotë se ai ka jetuar në botën imagjinare të poetit, në vizionin e tij poetik. Miqtë e tij nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, kanë artikuluar qëndrimin se poezia e Ali Podrimjes për më shumë se gjysmë shekulli ishte zëri identitar i Kosovës që artikuloi dhembjen dhe shpresat e Kosovës, idealet dhe synimet e saj. Klubit letrar De Rada nga Ferizaj, i ka mbetur një skenar për një takim me poetin në këtë qytet. Para se të nisej për në Francë, ai vetë u kishte thënë organizatorëve të këtij manifestimi se në takimin me adhuruesit e poezisë së tij në Ferizaj, do të bëjë sapo të kthehej nga Franca.
(Më gjerësisht sot në gazetën Koha Ditore)


Driton Bakija Gjakove 22.07.2012/13:34
Ali Podrimja poete i pavdekshem.









ramize kasumi xhemajli22.07.2012/23:42
NGUSHLLIME FAMILJES ALI PODRIMJA DHEU ILET KOFTE