Mbyllet Dokufesti me dorëzimin e çmimeve për më të mirët

Artikujt tjerė
- Mbyllet Dokufesti me dorëzimin e çmimeve për më të mirët
- Trio of Love, në festivalin e jazzit në Tiranë
- Unikkatili pritet të grumbullojë 20 mijë veta në Stadiumin e Prishtinës
- Sot, dita e fundit e DokuFestit
- Kthimi i Blerta Zeqirit rrëmben Zemrën e Sarajevës
- Gjenden 6 nga pikturat e zhdukura në Korçë
- Destani një tjetër sukses me filmin e ri "The Berlin Project"
- Rihapet muzeu arkeologjik i Apolonisë
- Le të kujtojmë porosinë e Çabejt për standardin e gjuhës
- Kalendari historik, 14 korrik
Prizren, 15 korrik Realiteti i Kosovës është shpërfaqur në mënyrën më origjinale para filmbërësve të shumtë ndërkombëtarë, të mbledhur të dielën për të ndjekur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për filmat më të suksesshëm të edicionit të XI-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtë "Dokufest". Rrëfimi i jetesës së përditshme të kosovarëve në mungesë të dritave ka përcjellë ceremoninë e fundit të festivalit, në të cilën janë shpallur fituesit dhe janë shprehur mirënjohjet për të gjithë ata që kanë mundësuar përthekimin e një edicioni tjetër të "Dokufestit".
Falënderimet nuk kanë munguar as për KEK-un, megjithëse janë shprehur në mënyrë ironike. "Falenderojmë KEK-un që na përkujton edhe pas 12 vitesh se të kesh rrymë është luks në Kosovë", ka thënë drejtori ekzekutiv i "Dokufestit", Eroll Bilibani. Fjalimi i tij ka qenë i shkurtër dhe vetëm ka paralajmëruar vazhdimin e festivalit një vit më pas.
Ndërkohë në skenën e teatrit të Prizrenit të dielën janë ngjitur disa nga fituesit e pranishëm të çmimeve derisa disa të tjerë të zënë me angazhime tjera tashmë janë larguar nga Prizreni.
Në Prizren sot janë lëshuar perdet e edicionit XI të Dokufestit. Juritë e gjashtë garave kanë përzgjedhur nëntë fitues çmimesh, kurse janë ndarë çmime speciale edhe për pesë regjisorë të tjerë.
Dokumentari më i mirë i Ballkanit është shpallur filmi Sofia's Last Ambulante, i autorit Ilian Metev nga Bullgaria, dokumentar më i mirë i gjatë është shpallur Tea or Electricity i Jerome le Mairenga nga Belgjika, kurse Platforma Luna e Jury Ancaranit ka marrë mirënjohje të veçantë, përderisa dokumentari ndërkombëtar më i mirë i shkurtër është përzgjedhur Sack Barrow, i Ben Rivers nga Mbretëria e Bashkuar. Të drejtat e njeriut janë pasqyruar më së miri në filmin "Call me Kuchu", i Katherine Fairfax Wright dhe Malika Zouhali-Worall, nga SHBA-ja. Just Do It - A Tale of Modern Day Outlaws, i regjisores britanike Emily James, është përzgjedhur dokumentari më i mirë për mjedisin, filmi më i mirë i shkurtër është shpallur Could See a Puma i Eduardo Williams nga Argjentina, ndërkohë që Silent i Rezan Jesilbasit nga Turqia ka marrë çmimin e veçantë të jurisë. Gregorz Jaroszuk nga Polonia dhe Jane Gull nga Britania e Madhe kanë marrë mirënjohje të veçanta.
Filmi më i mirë në garën kombëtare është shpallur Matanë Lumit, i Sabir Kanaqit nga Shqipëria, kurse Dita e Fundit e Loro Shestanit, i regjisorit Sokol Keraj ka fituar çmimin e publikut për këtë edicion.
Prurja më e mirë e re ballkanike është zgjedhur Nije ti zivot pjesma Havaja, i autores Dana Budisavlevic nga Kroacia.






