Kthimi i Blerta Zeqirit rrëmben Zemrën e Sarajevës

Artikujt tjerė
- Kthimi i Blerta Zeqirit rrëmben Zemrën e Sarajevës
- Gjenden 6 nga pikturat e zhdukura në Korçë
- Destani një tjetër sukses me filmin e ri "The Berlin Project"
- Rihapet muzeu arkeologjik i Apolonisë
- Le të kujtojmë porosinë e Çabejt për standardin e gjuhës
- Kalendari historik, 14 korrik
- Del libri Lufta e Kosovës - dokumente sekrete
- Pikturat e kapura nuk janë të Mios, por të Xegës
- Rolling Stones feston gjysmëshekullin
- Glawogger thotë se me film nuk ndryshohet bota
Prishtinë, 15 korrik - Filmi Kthimi i regjisores kosovare Blerta Zeqiri ka triumfuar edhe në një tjetër festival të njohur filmi. Të shtunën mbrëma ajo ka marrë çmimin kryesor në garën e filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Në një ceremoni solemne - ku ka marrë pjesë edhe aktori i njohur britanik Jeremy Irons - asaj i është dorëzuar Zemra e Sarajevës. Zemrën time ia dhuroj Sarajevës, citojnë mediat boshnjake të ketë thënë regjisorja kosovare, teksa ka dalë në skenën e Teatrit Kombëtar të kryeqytetit boshnjak për të pranuar çmimin.
Vetëm 24 orë më parë i njëjti festival e ka nominuar Kthimin për European Film Academy - garë për filmin më të mirë të shkurtër në Evropë, që njihet si Oscari evropian. Aktori boshnjak Ermin Bravo, regjisori serb Nikola Ljuca dhe producenti francez Laurence Reymond kanë qenë treshja e jurisë që kanë vendosur për këtë çmim. Zemra e Sarajevës për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë i ka takuar filmit rumun Të gjithë nga familja jonë, me regji të Rada Judes. Çmimin për aktorin më të mirë e ka marrë Uliks Fehmiu. I biri i aktorit më të madh shqiptar tashmë të ndjerë, Bekim Fehmiu, është shpërblyer për rolin e tij në filmin serb Rruga e ustashëve. Aktorja më e mirë është shpallur Marija Pikiq për rolin në filmin boshnjak Fëmijët. Çmimin special të jurisë e ka marrë filmi turk Matanë kodrës i Emin Alperit.
(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)






