• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Gjenden 6 nga pikturat e zhdukura në Korçë

Publikuar: 14.07.2012 - 21:39

Korçë, 14 korrik -  Gjenden 6 nga 61 pikturat e zhdukura në galerinë e arteve “Guri Madhi” në Korçë, të cilat i përkasin piktorit Sotiraq Kuqali. Vetë piktori i njohur korçar në një deklaratë për mediat ka sqaruar opinionin publik, se kishte tërhequr nga fondi i galerisë disa prej punimeve të tij, me qëllim restaurimin e tyre, për shkak, siç thotë ai, të gjendjes së mjeruar të godinës ku mbaheshin prej vitesh.

Piktori pohon se, tërheqja e veprave nga fondi i arkivës është bërë formalisht dhe pa nënshkrimin e asnjë dokumentacioni.

“I kam tërhequr për t’i restauruar dhe për t’i kthyer që të jenë të ekspozueshme në galeri. Unë kam marrë punime të miat atje herë pas here, pastaj i kam kthyer për ekspozim. Leje i kam marrë Xegës, pa dokumente shoqërues, vetëm me fjalë”, tha piktori.

Lajmi për gjetjen e pikturave u konfirmua më herët nga drejtori i qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi, i cili depozitoi një relacion në prokurorinë e Korçës për pikturat e Kuqalit. Topi sqaroi jashtë kamerave për News 24 se, që pas publikimit të skandalit Kuqali ka kërkuar të kthejë pas punimet, por nuk janë pranuar nga kjo drejtori, për shkak të nisjes së procesit të verifikimit. Ndërkaq odiseja e 55 pikturave të tjera të zhdukura vijon, ndërsa policia e Korçës vijon intensivisht hetimet.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu