Unioni brenda dy muajsh siç ishte

Artikujt tjerė
- Ardita Statovci me Alla turka sot para publikut austriak
- Makhmalbaf: Jam zëri i atyre që u mungon liria
- Kryeqyteti projekton galeri, Muzeu i Arteve Bashkëkohore mbetet pa lokacion
- Kalendari historik, 12 korrik
- Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Gabriel Garcia Markez
- Shiten 12 mijë bileta për koncertin e Unikkatilit
- Agron Shala vjen në krye të Dodonës me shumë plane
- Dokufesti ritakon Gzimin dhe regjisorin suedez
- Unioni brenda dy muajsh siç ishte
- Marquezi nuk vuan nga dementia
Prishtinë, 10 korrik - Ndonëse ish-hoteli Union është pronë private, Komuna e Prishtinës premton se në shtator të këtij viti, kryeqytetit do ti rikthehet një objekt i ngjashëm me atë që dikur ishte monument. Deri tani janë ngritur dy kate në vend të objektit të 1927-s, përderisa rikonstruktimi kishte nisur pa pëlqimin e ekspertëve qysh në mars të këtij viti. Komuna e Prishtinës e Ministria e Kulturës premtojnë se objekti do të jetë i ngjashëm me atë të dikurshmin. Zyrtarë komunalë garantojnë që objekti do të ndërtohet sipas planit dhe se ish-hoteli Union do ti rikthehet kryeqytetit në muajin shtator. Rreth dhjetë milionë euro investime në këto objekt kishin premtuar drejtues të lartë të kompanisë Benetton, e cila më 2006 u bë pronare e këtij objekti për 3 milionë e 200 mijë euro.
Asdren Osaj, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, thotë sePresim që punimet në këtë hotel të përfundojnë krahas punimeve në sheshin Ibrahim Rugova, duke shtuar se sheshi do të konkretizohet në muajin shtator.
Përgjegjësinë për mbikëqyrjen e punimeve, Osaj ia ka lënë komisionit në përbërje të të cilit janë Burbuqe Bakija - Deva, dhe Mirushe Sejdullahu.
Jo të gjitha institucionet e kanë parë projektin sesi do të duket ish- hoteli Union. Një prej organeve më të larta këshillëdhënëse për trashëgimi është anashkaluar plotësisht.
Gjithë kohën kemi kërkuar qasje prej akterëve institucionalë dhe pronarit, kemi ofruar bashkëpunim, por nuk kemi hasur në mirëkuptim, ka thënë Xhejlane Hoxha, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Përgjigje nëse puna që po kryhet në objektin e ish-hotelit Union është e duhura, nuk ka as drejtori i Institutit për Mbrojtje të Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinës, Haxhi Mehmetaj.
Nuk e kam parë projektin dhe nuk mund të them nëse po punohet mirë apo keq, ka thënë Mehmetaj.
Inxhinieri i ndërtimtarisë, Fatos Tahiri, që është përgjegjës për punimet që do të kryhen në Union, në mars kishte garantuar se Unioni do të bëhet ashtu siç ka qenë i planifikuar në projektin fillestar (gjerësisht në Kohën Ditore)


trashegimia kulturore11.07.2012/13:22
Ketu nuk munde te flitet per konservim vetem marroqat munde te leshojne pelqime sigurisht me ndonje dispozite te ndonje shteti tjeter e ne nje kohe te kaluar, andaj ketu duhet te krijohet nje komision i cili do te verifikoje te gjitha te dhenat, eshte absurde te perdoret fjala MONUMENT ku nuk perfillet asnje metode restauruse kete edhe analfabete e din, perdoret armatura e betoni, me siguri keto teknika nuk kane egzistuar ne vitin 1927 kurre eshte ndertuar ky objekt.Per cudi kemi nje fenomen ne nje distance prej 100 metra Xhamia e gurit dhe Unioni punohet ne du ish monumente ne te cilat nuk aplikohet asnje metode e mirefillet per restaurim, e per te meshefur keto marifetlleqe te pista Instituti i monumente angazhon ekspert nga maqedoni sic andaj ketu kemi te bejne pune me matrapaz te rafinuar te cilet jane te instaluar ne institucione...

ElizaParis11.07.2012/13:08
Definitivisht ky UNION nuk eshte monumente i trashegimise kulturore... po vjen era korupcion... ka filluar me Baki Svircen e po perfundon me Agim Gergurin...









aguriana11.07.2012/13:49
...SHIQONI FOTOGRAFIN DHE DO TE SHIFNI METODEN ME TE RE TE RESTAURIMIT ARMATURE BETON E NJE THESE EKSPERTA QE DITA DITES PO I SHKATROJNE MONUMENTE