• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Arta Dobroshi në jurinë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

Publikuar: 07.07.2012 - 09:54

Sarajevë, 7 korrik - Aktorja kosovare me nam botëror, Arta Dobroshi do të jetë pjesë e jurisë së njërit prej festivaleve më të njohura të filmit në Evropë. Ajo do të gjykojë në kategorinë e filmave të shkurtër që është pjesë e garës së festivalit “Sarajevo Film Festival”, edicioni i tetëmbëdhjetë i të cilit ka nisur të premten. Skenaristi dhe regjisori spanjoll, Javier Martin-Dominguez dhe seleksionuesi i programit të filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit në Rotterdam të Holandës, Peter Van Hoof, do të jenë dy personalitetet e tjera që së bashku me Dobroshin do të marrin vendimin për filmat më të mirë të shkurtër në festivalin që mbahet në kryeqytetin e Bosnjës. Në këtë kategori të filmave, sivjet është edhe filmi kosovar “Kthimi” me regji të Blerta Zeqirit, me Adriana Matoshin e Lulzim Bucollin në rolet kryesore. Filmi i Zeqirit ka fituar në kategorinë e filmave të shkurtër në festivalin “Sundance” dhe në disa festivale të tjera. E aktorja kosovaren Arta Dobroshi, së fundmi është paraqitur edhe në Festivalin e Cannes për të prezantuar filmin francez “Tri botët”, ku ajo luan njërin nga rolet kryesore. Në Sarajevë për festivalin do të jetë edhe një aktor kosovar. Arben Bajraktaraj do të prezantojë filmin “The Woman Who Brushed off Her Tears”. Ky film do të konkurrojë në kategorinë e filmave të gjatë.  Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (3)

gjyshi i agronit09.07.2012/11:42

mburruni me arten, e leni komentet negative dashakeqese oo shqiptare. Arta eshte per ne nje dritare ne bote, qe po na e zbardh ftyren.

Baba i agronit08.07.2012/00:28

Kur te del cullak ne tv menjehere bohesh e fameshem.

agroni07.07.2012/11:21

"aktorja" sic e quan vehten ajo me mire eshte te merr pjese ne festivalet tona filmike sesa te provon te ngjituri lart jashte Kosoves per arsye se edhe festivalet tona filmike jane me nam boterore...ndersa per aktrim let mbete asaj per profesionizem.

1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell