Në Itali zbulohen 100 vizatime të Caravaggios

Artikujt tjerė
- Në Itali zbulohen 100 vizatime të Caravaggios
- Xhakli zbërthen legjendat në vepra arti
- Firat sjell imazhet e pehlivanëve në Hamamin e Prizrenit
- Dy autorë ndajnë çmimin Ymer Elshani
- Kryeqyteti më në fund bëhet me shtëpi të kulturës
- Kalendari historik, 6 gusht 2012
- Piktura The Lock shitet për 33 milionë franga
- Montreux: Rrymat muzikore kosovare elektrizuan festivalin
- Restaurohet kulla e Demë Ali Pozharit
- Nis Festivali i 50-Të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë
Milano, 6 korrik - Ekspertët italianë kanë zbuluar rreth 100 vizatime dhe disa piktura mjeshtrit të madh të Renesancës, Caravaggio, në kohën kur ai po studionte artin në Milano, raporton agjencia e lajmeve ANSA. Vizatimet dhe pikturat - të cilat sipas parallogaritjeve të para nga ekspertët vlerësohet të kushtojnë deri në 700 milionë euro - janë zbuluar në koleksionin e punimeve të tij që ruhen në Kështjellën Sforza të Milanos dhe është konstatuar se janë vepra të nxënësit të piktorit Simone Peterzano, tek i cili Caravaggio mësonte mjeshtërinë e artit figurativ prej moshës 11-vjeçare. Veprat e hershme të Caravaggios pritet të publikohen sot (e premte) në një version të librit elektronik. Pos veprave do të publikohet edhe një letër proteste, të cilën e ka shkruar dhe nënshkruar Karavagjo i ri, raporton ANSA.
Michelangelo Merisi (1571-1610) apo Caravaggio ka mbetur i njohur edhe për temperamentin e papërmbajtshëm. Biografia e tij është e mbushur me momente telashesh, vrasjesh dhe rrëmbimesh. Njihet si i pari piktor i madh barokien. Veprat e tij njihen për një paraqitje realiste si dhe përdorimin e teknikës "chiaro-scuro" - një kontrast i theksuar i dritës dhe i hijes. Vdiq nga ethet dhe u varros në një varrezë masive.








