Xhakli zbërthen legjendat në vepra arti

Artikujt tjerė
- Xhakli zbërthen legjendat në vepra arti
- Firat sjell imazhet e pehlivanëve në Hamamin e Prizrenit
- Dy autorë ndajnë çmimin Ymer Elshani
- Kryeqyteti më në fund bëhet me shtëpi të kulturës
- Kalendari historik, 6 gusht 2012
- Piktura The Lock shitet për 33 milionë franga
- Montreux: Rrymat muzikore kosovare elektrizuan festivalin
- Restaurohet kulla e Demë Ali Pozharit
- Nis Festivali i 50-Të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë
- The Amazing Spider-Man thyen rekord me shitje biletash
Ferizaj, 6 korrik - Piktori i mirënjohur ferizajas Haki Xhakli është kthyer në Ferizaj me një ekspozitë të tij personale, në nderim të Ditës së Pavarësisë së ShBA-së. Në Galerinë e Arteve në Ferizaj të mërkurën në mbrëmje në ai ka krijuar një atmosferë artistike duke mbledhur artistë dhe dashamirë të artit.
Piktori Xhakli tashmë ka krijuar identitetin e vet krijues me tone të veçanta origjinale, ku spikat me figuracionin sa simbolik po aq edhe metaforik me elemente folklorike, ka thënë piktori Muhamet Ahmeti. Ai ka veçuar faktin se në pikturat e Xhaklit si lajtmotiv mund të gjenden edhe motive baladash ku mbizotëron figura e kalit apo e shqiponjave duke shprehur kështu botën shqiptare të legjendave.
Me stilin e ëndrrave, brenda një magjie, piktura e Haki Xhaklit shkon e vjen për të parë veten dhe kohën. Edhe ajo që ka mbetur nga e kaluara, në mënyrë të suksesshme është ruajtur ndryshe, ka shkruar akademik Rexhep Ferri në katalogun e ekspozitës.
Vetë piktori Haki Xhakli është ndier i emocionuar që rikthehej me ekspozitë personale në Ferizaj. Kam ekspozuar me dhjetëra herë, por kësaj radhe më duket më ndryshe nga fakti se tash kemi një galeri të bukur të qytetit, ka thënë ai.









