Festa e muzikës gjallëron Shtëpinë e Pleqve

Artikujt tjerė
- Vatra, filmi që lindi nga një foto brezash
- Gara e MPJ-së pasuron Wikipedian me informata për Kosovën
- Murali i vjedhur i Banskyt tërhiqet nga ankandi
- Franca nis kthimin e veprave të artit të vjedhura nga nazistët
- Trajnohen shtatë ndërmjetësues për të drejtën e autorit
- Teatri Kombëtar pret shikueshmëri të madhe për Zonjushën Julie
- Çarshia e Madhe e Gjakovës siç ishte brenda tre muajsh
- Gipsy Groove rrit nivelin e muzikës rome
- Ça ka 3 rikthehet në mars në KTV
- Produksionet e Dokufestit vazhdojnë konkurrimin në festivalet e rajonit
Prishtinë, 22 qershor - Hasime Musaj (75) nuk e mbante mend kur kishte dëgjuar muzikë për herë të fundit. Kjo ka qenë arsye që ajo të shijojë më tepër performancat që i janë ofruar në shtëpinë ku është strehuar prej kohësh. Po më pëlqen shumë, thoshte ajo, teksa shijonte tingujt e muzikës.
Për të e moshatarët e saj e enjtja nuk ka qenë ditë e zakonshme. Festa e muzikës është bërë sebep që Shtëpia e Pleqve të vizitohej nga një grup muzikantësh të rinj. Studentët e muzikës në Fakultetin e Arteve për më shumë se një orë janë kujdesur që të interpretonin live në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë. Një sallë me tavolina e karrige modeste shërbeu si vend i skenës dhe audiencës. Të moshuarit nuk e mirëpriten fillimin e programit, kur studentët nisën të performonin vepra të muzikës klasike. Atmosfera u ndez vetëm kur ata performuan Gajdexhiun. Tingujve të klarinetës e të darabukëve nuk kanë mundur tu rezistonin. Ata kanë vallëzuar për më shumë se gjysmë ore. Muzika ka emocionuar të gjithë. Madje edhe studentët.
Ndoshta do të kishte qenë mirë që më shpesh të organizoheshin ngjarje të tilla, ka thënë Arta Mazreku, studente e vitit të parë e solo këndimit në Fakultetin e Muzikës, derisa fshinte lotët. Ajo ka komentuar edhe programin.
Në fillim ndoshta ishte pak i ngadalshëm, por pastaj u ngjall atmosfera, ka thënë Mzreku.
Profesoresha e saj, mezopranoja Besa Berberi, ka thënë se 21 qershori është rast i mirë që muzika të depërtojë gjithkund.
Është shumë e rëndësishme që studentët të jenë pjesë e manifestimeve të tilla dhe të dërgojmë muzikë edhe te ata që nuk mund të dalin, ka thënë Berberi.
Trim Musliu, organizator i Festës së muzikës - e cila shënohet çdo vit në më shumë se 250 qytete në 100 vende të botës - ka thënë se një prej parimeve themelore të kësaj feste është pjesa sociale.
Shpresoj që sado pak ti lehtësojmë dhe argëtojmë në njëfarë mënyre këtë shtresë që ndodhet në këtë shtëpi, ka thënë Musliu. Ai ka shpjeguar se kjo nuk është hera e parë që në Shtëpinë e Pleqve dërgojnë muzikë. Tash e dy vjet që realizojmë këtë eveniment kalojmë shumë mirë dhe për këtë arsye kemi vullnet sepse na presin mirë dhe i shohim tek relaksohen, ka shtuar ai.
Përveç aktivitetit në Shtëpinë e Pleqve, Festa e muzikës ka ofruar edhe performanca në sheshin Nëna Terezë, si dhe aktivitete në Qendrën Korrektuese në Lipjan dhe në Prizren. Agjenda ka përfshirë muzikë të të gjitha zhanreve, si rock, rap, muzikë klasike, tradicionale e muzikë për fëmijë.
Festa e muzikës ishte shënuar për herë të parë Francë në vitin 1982. Ajo karakterizohet me një dinamikë të fuqishme, pasi është rritur nga viti në vit. Muzikantët e çdo niveli dhe stili performojnë me mijëra koncerte të muzikës, kryesisht në ambiente të hapura. Aktivitetet që organizohen në kuadër të kësaj feste janë falas për audiencën.
Festa e muzikës në Kosovë është përkrahur nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, Ambasada e Francës në Kosovë dhe nga Komuna e Prishtinës.








fitnete ahmeti22.11.2012/21:46
shum mir keni vepruar ,vizitoni eshe me shpesh se ata kan nevoj per per aktivitet te ndryshme veq vazhdoni keshtu.te mendojn se edhe ne dot plakemi nje dit si ata.