• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Artisti Ilir Tafa dhuron honorarin nga seria filmike për fëmijët në Sarajevë

Publikuar: 19.06.2012 - 18:58

Prishtinë, 19 qershor - Aktori shqiptar nga Kosova, Ilir Tafa, i cili në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe në vendet e rajonit si Mal të Zi, Kroaci e Slloveni, u bë i njohur për rolin e kosovarit në serinë humoristike boshnjake “Lud, zbunjen, normalan”,  javën e kaluar ishte sërish në fokus të mediave boshnjake. Këtë herë aktori shqiptar, ka befasuar opinionin boshnjak për humanizmin e tij të treguar, duke ndarë të gjitha përfitimet nga honrari i projektit televiziv “Lud, zbunjen, normalan”, për Qendrën e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në komunën e Teshanjit në Sarajevë.

Me këtë rast, krerët institucional të Teshanjit kishin organizuar një pritje të veçantë për aktorin Ilir Tafa i cili shoqërohej nga ambasadori shqiptar në BeH, Flamur Gashi  dhe nga arstistë boshnjakë, me ç’rast e falënderuan Tafën për kontributin dhe për humanizmin e treguar.

Nga ana tjetër, aktori Ilir Tafa, i cili është në përgatitjet e fundit si aktori kryesor për fillimin e një projekti filmik që do të xhirohet në hapësirat e ish Jugosllavisë tha se ky është vetëm një gjest i vogël për të rikujtuar dashurinë e fëmijëve shqiptarë të Kosovës karshi fëmijëve boshnjakë.

 “Artistët janë krijesa shumë të ndieshme. Unë e ndjej obligim, që  kur shoh dikend në nevojë t’i ofroj ndihmën time, me aq sa kam mundësi. Të ndihmosh ata që kanë nevojë, është detyrë njerëzore”, ka thënë aktori Ilir Tafa.

 

Komente (6)

donika selimi05.07.2012/11:40

bravo ilir, te kemi aktor te mire ,

besa idrizi20.06.2012/13:54

ej ilir shum mir paske ba ,je artist i madhe , te fala sarajeves , posaqersish dhe dino merlinit

agron hajra20.06.2012/13:46

Oooo Ismajl po mos fol pa dite o Ismajl oooooo. Edhe ketu ka dhene edhe vazhdon te jep, po femit jane nje sia tje si ketu o Ismajl zeza

rina beqaj20.06.2012/13:45

ej shum lajm te mir lexova. merre me mend para 13 vjete e gjith bota ju ka ndihmu femijeve tone , e tash artistat tone ju ndihmojn femive qe kan dal nga lufta ne bosnje , shum gjest i mirë te lumt iliri

teuta idrizi20.06.2012/13:32

ej shum gjest i mirë nuk eshte puna se sa ka dhan, po eshte nje perfaqesim i mire , bravo bre ilir. te lumte zoti te rujt

Ismajl20.06.2012/11:58

ahh pune e madhe se ktu krejt fmit punt super qe veq atje paska pas me iu jap

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell