Gjyshi dhe rrepa në Festivalin e Pogradecit

Artikujt tjerė
- Gjyshi dhe rrepa në Festivalin e Pogradecit
- Vizatimet e para në Evropë janë 40 mijë e 800 vjet të vjetra
- Riad Ymeri interpreton në Skënderbeu për 100-vjetorin e Pavarësisë
- Treni promovohet me koncert live
- Teatri Dodona tash një muaj në pritje të drejtorit të ri
- Teatri mitrovicas u mirëprit në Tiranë dhe në Shkodër
- Kalendari historik, 19 qershor
- Ritualet e nusërisë në pullë postare
- 5 Kamerat e Thyera hapin Dokufestin
- Treni sjell nëntë këngë të muzikës jazz
Prishtinë, 19 qershor Shfaqja e kukullave Gjyshi dhe rrepa me regji të Melihate Qenës do të përfaqësojë teatrin Dodona në edicionin e 11-të të Festivalit të teatrove të kukullave në Pogradec.
Shfaqja nga Kosova do të jetë në program në mbrëmjen e tretë të këtij festivali, i cili nis më 25 qershor. Janë tetë trupa të teatrove nga vendet shqiptare që garojnë në festivalin mbarëkombëtar të teatrit të kukullave.
Melihate Qena ka thënë se në këtë konkurrencë Dodona është në nivel shumë të lartë.
Por ne natyrisht kërkojmë akoma më shumë, ka thënë Qena. Nga ky festival Dodona ka fituar disa shpërblime, përfshirë edhe atë për shfaqjen më të mirë. Synimi i njëjtë mbetet edhe për përrallën e vjetër shqiptare.
Menaxheri Valdet Rama ka thënë se të gjitha përgatitjet për udhëtimin në qytetin turistik të Pogradecit tashmë janë kryer. Ai është ndalur edhe në rrëfimin e shfaqjes, e bazuar në fabulën e njohur bashkimi bën fuqinë.
Një rrepë rritet shumë në kopshtin e gjyshit, aq sa ai nuk mund ta nxjerrë i vetëm. Për këtë kërkon ndihmë nga gjyshja, por thërrasin edhe macen, qenin, por nuk arrijnë. Tek kur thërrasin edhe miushin i cili jeton aty nën dhe arrijnë ta shkulin rrepën.
Mesazhi që synohet të përçohet është se me bashkimin e forcave mund të arrihet çdo gjë, ka thënë Rama.






