• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Vizatimet e para në Evropë janë 40 mijë e 800 vjet të vjetra

Publikuar: 19.06.2012 - 10:32

Madrid, 19 qershor - Hulumtimet e fundit për herë të parë kanë dëshmuar saktësisht se cilat janë vizatimet më të vjetra në shpellat në Evropë. Bëhet fjalë për vizatime nga periudha paleolite, që janë zbuluar në veri të Spanjës, e hulumtimet kanë treguar se janë 40 mijë e 800 vjet të vjetra, që do të thotë 10 mijë vjet më të vjetra sesa mendohej. Kjo, sipas shkencëtarëve, do të thotë se vizatimet janë realizuar ose nga përfaqësuesit e njeriut të parë modern, për të cilin më parë ishte menduar se në këtë rajon kishte banuar 41 mijë e 500 vjet më parë, ose ndoshta edhe nga Neandertalët. Shkencëtarët kanë përcaktuar vjetërsinë e vizatimeve prehistorike me përcaktimin e vjetërsisë së stalaktiteve që mbulojnë vizatimet, me ndihmën e kalbjes radioaktive të uraniumit. Janë studiuar gjithsej 11 shpella në veri të Spanjës, duke përfshirë edhe shpellat “Altamira”, “El Castillo” dhe “Tito Bustillo”, që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“Në shpellën ‘El Castillo’ kemi gjetur gjurmë të shuplakës së dorës, të vjetra mbi 37 mijë e 700 vjet, të cilat realizohen kur ngjyra derdhet mbi duart e vendosura në murin e shpellës”, ka shpjeguar dr. Alistair Pike nga Bristol University i Britanisë së Madhe.

“Përveç këtyre vizatimeve, kemi gjetur një disk të kuq i bërë me një teknikë të ngjashme, që është i vjetër më shumë se 40 mijë 800 vjet”, ka shtuar ai. Një ekip shkencëtarësh ka studiuar shtresat e karbonat-kalciumit (calcite) të formuara mbi vizatime, që krijohen në të njëjtën mënyrë si stalagmitet dhe stalaktitet. Kalcitet përmbajnë një sasi të vogël të atomeve natyrore radioaktive të uraniumit, të cilat me kohë janë konvertuar në torium në një formë shumë precize.

Raporti i këtyre dy elementeve përdoret për të përcaktuar kur është krijuar fillimisht shtresa e kalcitit. Kjo metodë e përcaktimit të vjetërsisë është e njohur me dekada, por sot kjo teknikë është aq e përsosur, saqë është e mjaftueshme një mostër shumë e vogël për të arritur në një rezultat të besueshëm.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme