Sportistët amerikanë kthyen primatin me medalje

Artikujt tjerė
- Lamtumirë Londër, mirupafshim në Rio më 2016
- Sportistët amerikanë kthyen primatin me medalje
- Vaterpolo, Kroacia triumfon ndaj Italisë në finale
- E arta olimpike për hendbollistët francezë
- Reprizë e Pekinit, SHBA-ja e artë, Spanja e argjendtë
- Bolt: Erdha të bëhem legjendë, dhe u bëra
- Ugandezi Stephen Kiprotich fitues i maratonës në Londra 2012
- Londër: Atletët bashkohen në fushatën kundër urisë
- Bolt i gatshëm të garojë në kërcim së gjati
- Medalja e bronztë kursen jugkoreanët nga ushtria
Londër, 12 gusht Sportistët e SHBA-së e kthyen primatin sa i përket fitimit të numrit më të madh të medaljeve olimpike, që e kishin humbur para katër vjetëve në Pekin. Ata në LOV Londra 2012 fituan gjithsej 17 medalje më shumë se Kina, kurse sa i përket vetëm medaljeve të arta fituan tetë më shumë se sportistët kinezë.
SAD 46 29 29 104
Në Londër, sportistët amerikanë fituan 104 medalje olimpike, nga to 46 të arta, 29 të argjendta dhe po ashtu 29 të bronzta, kurse kinezët e përmbyllën me gjithsej 87 medalje olimpike, nga të cilat 38 të arta, 27 të argjendta dhe 22 të bronzta. Në krahasim me LOV Pekini 2008, amerikanët fituan 10 medalje të arta më shumë në Londër, kurse sportistët kinezë mbetën me minus 13 medalje të arta më pak se para katër vjetëve.
Pas sportistëve të këtyre dy shteteve, sportistët më të suksesshëm ishin ata vendës, të Britanisë së Madhe, të cilët fituan gjithsej 65 medalje, nga këto 29 të arta, 17 të argjendta dhe 19 të bronzta. Menjëherë pas vendësve renditen sportistët e Rusisë me 24 medalje të arta, pastaj ata të Koresë Jugore me 13 të arta, të Gjermanisë me 11, sa medalje të arta kanë fituar edhe sportistët e Francës, kurse në mesin e më të suksesshmëve janë edhe Italia e Hungaria me nga tetë medalje të arta. Pas tyre vijnë Australia, Japonia e Kazakistani me nga 7 të arta, Holanda dhe Ukraina me nga 6 medalje të arta e kështu me rashë.
Gjithsej medalje olimpike fituan sportistët nga 85 shtete pjesëmarrëse.






