Vaterpolo, Kroacia triumfon ndaj Italisë në finale

Artikujt tjerė
- Lamtumirë Londër, mirupafshim në Rio më 2016
- Sportistët amerikanë kthyen primatin me medalje
- Vaterpolo, Kroacia triumfon ndaj Italisë në finale
- E arta olimpike për hendbollistët francezë
- Reprizë e Pekinit, SHBA-ja e artë, Spanja e argjendtë
- Bolt: Erdha të bëhem legjendë, dhe u bëra
- Ugandezi Stephen Kiprotich fitues i maratonës në Londra 2012
- Londër: Atletët bashkohen në fushatën kundër urisë
- Bolt i gatshëm të garojë në kërcim së gjati
- Medalja e bronztë kursen jugkoreanët nga ushtria
Londër, 12 gusht Vaterpolistët e Kroacisë fituan sot medaljen e artë olimpike, pasi në ndeshjen finale mundën Italinë me rezultatin 8:6. Më i miri në mesin e kroatëve ishte portieri Paviq, i cili pati nëntë topa të mbrojtur. Ai tha se i duhej të mbronte shkëlqyeshëm, sepse i kishte premtuar të birit se do tia sillte medaljen e artë nga Londra, raporton Veçernji list.
Mbrëmë për pak nuk kam vdekur pasi djali filloi të qante për arsye se ndoshta nuk do tia sillja medaljen e artë nga Londra. Por, djali im, e arta mbërrin në shtëpi, tha ai për gazetën.
Kjo ishte medalja e tretë e artë për Kroacinë dhe ky është suksesi më i madh i sportistëve të këtij vendi në olimpiadat e deritashme.
Medaljen e bronztë e fitoi Serbia, vaterpolistët e së cilës në luftë për vendin e tretë sot mposhtën Malin e Zi me rezultatin 12:11, megjithëse ishin në disavantazh prej tre golave.









