Bolt: Erdha të bëhem legjendë, dhe u bëra

Artikujt tjerė
- Lamtumirë Londër, mirupafshim në Rio më 2016
- Sportistët amerikanë kthyen primatin me medalje
- Vaterpolo, Kroacia triumfon ndaj Italisë në finale
- E arta olimpike për hendbollistët francezë
- Reprizë e Pekinit, SHBA-ja e artë, Spanja e argjendtë
- Bolt: Erdha të bëhem legjendë, dhe u bëra
- Ugandezi Stephen Kiprotich fitues i maratonës në Londra 2012
- Londër: Atletët bashkohen në fushatën kundër urisë
- Bolt i gatshëm të garojë në kërcim së gjati
- Medalja e bronztë kursen jugkoreanët nga ushtria
Londër, 12 gusht - Sprinteri xhamajkian Usain Bolt është shprehur i lumtur me fitoret e korrura në Olimpiadën Verore, Londra 2012.
Ai në kuadër të ekipit të Xhamajkës, fitoi një ditë më parë në stafetën olimpike të meshkujve 4 X 100 duke thyer edhe rekordin botëror.
Por, para kësaj, Bolti rrëmbeu dy medalje të arta në vrapimet e shpejta në 100 dhe 200 metra.
Ndjehem shkëlqyeshëm, Jam i lumtur për atë që bëra. Erdha këtu të bëhem legjendë, dhe tash jam (legjendë) dhe jam shumë i kënaqur me veten, tha Bolt, transmeton REL.
Një kontstaim të tillë për sprinterin xhanjkian e ka dhënë edhe kreu i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Zhak Rozhe, i cili disa ditë më pare kishte deklaruar se Bolt duhet të dëshmojë madhështinë, para se të deklarojë se është legjendë e gjallë.
Më lejoni ta finalizojë këtë çështje: Usain Bolt është një legjendë aktive, ai është sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave, citon agjencia AP, presidentin Rozhe.






