Londër: Atletët bashkohen në fushatën kundër urisë

Artikujt tjerė
- Lamtumirë Londër, mirupafshim në Rio më 2016
- Sportistët amerikanë kthyen primatin me medalje
- Vaterpolo, Kroacia triumfon ndaj Italisë në finale
- E arta olimpike për hendbollistët francezë
- Reprizë e Pekinit, SHBA-ja e artë, Spanja e argjendtë
- Bolt: Erdha të bëhem legjendë, dhe u bëra
- Ugandezi Stephen Kiprotich fitues i maratonës në Londra 2012
- Londër: Atletët bashkohen në fushatën kundër urisë
- Bolt i gatshëm të garojë në kërcim së gjati
- Medalja e bronztë kursen jugkoreanët nga ushtria
Londër, 12 gusht - Disa prej atletëve më të spikatur në Lojrat Olimpike, përfshi etiopianen Tirunesh Dibaba, fituese në 10 mijë metra për femra, janë bashkuar në një fushatë kundër kequshqimit të fëmijeve në disa prej vendeve më të varfëra të botës.
Atletët i drejtuan një letër, kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron, përpara samitit të urisë, ose takimit të ardhshëm të G-8 në Londër, transmeton TCH.
Ata i kërkojnë në letrën e hapur kryeministrit që ta shndërrojë luftën kundër urisë dhe varfërisë në botë në një përparësi të grupit të tetë vendeve më të industrializuara të botës.
Britania do të marrë presidencën e grupimit vitin e ardhshëm.
Në një përgjigje të Londrës zyrtare, falënderohej nisma dhe shprehej vendosmëria e qeverisë për të shndërruar në realitet kërkesat e drejtuar nga atletët.






