ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rebecca Soni sërish thyen rekordin botëror

Publikuar: 02.08.2012 - 21:01

Londër, 2 gusht – Në garën finale, që u zhvillua para pak çastesh në Lojërat olimpike në Londër, notarja amerikane Rebecca Soni arriti të triumfojë në disiplinën 200 metra bretkosë, duke regjistruar njëkohësisht rekord të ri botëror me kohën 2:19.59.

Duhet cekur se notarja amerikane edhe mbrëmë, në garën gjysmëfinale e theu rekordin botëror në këtë disiplinë dhe këtë gjatësi, që do të thotë se ajo rbenda 24 orëve theu dy herë rekordin botëror.

E dyta ishte japonezja Satomi Suzuki, kurse e treta rusja Julia Efimova. Që të dyja këto notare thyen rekordet e shteteve dhe kontinenteve të tyre.

Në garën 200 metra në shpinë, ndryshe nga ç’pritej, amerikani Ryan Lochte zuri “vetëm” vendin e tretë. Më i suksesshëm se ai ishte bashkëvendësi i tij, Tyler Clary, i cili ishte më i shpejt në 50 metrat e fundit dhe fitoi medaljen e artë tjetër për SHBA-në. Ai me këtë rast theu edhe rekordin olimpik të deritashëm në këtë disiplinë.

Lochte madje nuk ia doli të ruajë as vendin e dytë. Në finish atë e kaloi edhe japonezi Riosuke Irie, i cili fitoi medaljen e argjendtë, kurse Lochte u detyrua të kënaqet me medaljen e bronztë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu