Në Isniq vritet një 52- vjeçar

Artikujt tjerė
- Në Isniq vritet një 52- vjeçar
- Në Itali, 3 shqiptarë në pranga për pengmarrje
- Tiranë: Arrestohen 4 kosovarë për falsifikim të pasaportave biometrike
- Norvegji: Kosovari rrezikon veten shpëton të tjerët
- Barna me afat të skaduar digjen në afërsi të fshatrave Baicë e Tërstenik
- Bllokohet droga që transportohej me mushka
- Vjedhjet në autostradën Durrës-Kukës, rrezik nga aksidentet
- Digjen 5-6 shtëpi në Karadak mëhallën e Shkupit
- Prokurori kërkon dëshminë e Dick Martyt për rastin Medicus
- Kapen në flagrancë katër hajna
Deçan, 25 mars - Në fshatin Isniq të Deçanit, është gjetur i pajetë një 52 vjeçar, i cili ishte punëtor i sigurimit në pompën e derivateve Dekor.
Policia Rajonale e Pejës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se të dielën rreth orës 08:35, Policia e Stacionit Policor në Deçan, ka pranuar informatën se në fshatin Isniq të Deçanit, punëtori i sigurimit i pompës se derivateve Dekor, gjendet i shtrirë në kabinën e sigurimit të objektit dhe dyshohet se është i vdekur, raporton Telegrafi.
Me të pranuar informatën, Njësitet Policore të Stacionit Policor të Deçanit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve të para dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se viktima ishte qëlluar më armë të zjarrit.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i cili ka dal në vendin e ngjarjes. Më urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës shqiptar, rreth 52 vjeçar nga fshati Strellc -Deçan, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, thuhet në komunikatë.








