Kapen edhe tre grabitës të rrezikshëm

Artikujt tjerė
- Tiranë, dy homoseksualë dënohen për prostitucion
- Me bombë kërcënon mysafirët e një restoranti në Istog
- Vetura e kreut të Klinës shkeli një qytetar
- Sërish kapet drogë në Tabanoc
- Në rajonin e Pejës kapen mbi 100 kg drogë
- Nata 2 çon në pranga 6 elbasanas
- Aksident në Itali, vdes 25-vjeçarja italiane dhe një shqiptar
- Kapet vjedhësi i objekteve të kultit në Shqipëri
- Prokurori i EULEX-it ka lëshuar fletarrestim për një të dyshuar në rastin Jevtiq
- Armë e fishekë, në dyqane ushqimore
Prishtinë, 31 janar Njësitet policore të rajonit të Prishtinës edhe gjatë kësaj jave kanë vazhduar aksionet e tyre policore, për arrestimin e personave të dyshuar për raste të grabitjeve të armatosura dhe dërgimin e tyre para organeve kompetente. Operacioni i parë është zhvilluar në Prishtinë më 28 janar, kur është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura ( në një market në fshatin Bardhosh, lokale në lojëra të fatit etj). Personit të dyshuar, R. Salihu mashkull, 25 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, i është konfiskuar një veturë e tipit VW Jetta, ngjyrë e verdhë, me targa të Republikës së Kosovës, veturë kjo që dyshohet të jetë përdor pas realizimit të grabitjeve, për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Operacioni i dytë i organizuar mirë nga hetuesit, është realizuar me datën 29.01.2013 në Ferizaj, ku për grabitje të armatosura të raportuara në rajonin e Prishtinës, (barnatore, bastore, postë, pompa derivatesh etj), është arrestuar, D. Krivaqa mashkull, 30 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar edhe më herët për grabitje të armatosura, nga ana e hetuesve rajonal të Prishtinës. Personit në fjalë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike e cila dyshohet të jetë marihuanë. Puna e hetuesve rajonal të Prishtinës ka rezultuar e suksesshme edhe dje, ku rreth orës 15:00, në Han të Elezit është arrestuar, T. Dashi mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në raste të grabitjeve të armatosura. Dy të dyshuarve të parë, iu është vazhduar masa e paraburgimit për një muaj, ndërsa me aktvendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i dyshuari i tretë po mbahet në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, për procedura të mëtejme. Vlen të theksohet se për rastet në fjalë si dhe për raste të tjera të grabitjeve e vjedhjeve, policia po vazhdon operacionet, është në kërkim të disa personave të cilët i ka identifikuar, si të dyshuar të mundshëm për vepra penale kundër pronës dhe pasurisë.












Vokshi01.02.2013/07:17
Keta hajna jan me te rrezikshem sesa qeveria thaqi ose jan ne bashkpunim.
Duhet mi qit me emer te plote dhe fotografi mi pa krejt bota kush jan keta.Policia i man ne burg 24 edhe i nshon deri ne gjykim ku nuk i vjen radha 10 vjet me dal gjyq edhe at'here e blejn gjykatsin e shpallen te pa fajshem,vetem denimi me vdekje ose prerja e dore vlen per keta kriminela.