• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Vdekje e dyshimtë e Hamdi Sopës, zyrtar në Kryeministri

Publikuar: 29.01.2013 - 18:33

Prishtinë, 29 janar – (E plotësuar)Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit.Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese, në rrugën “Agim Ramadani", në lagjen Aktash, në Prishtinë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, ndërsa policia është duke e trajtuar këtë rast si vdekje e dyshimtë.
“Ekipet përkatëse janë duke e trajtuar këtë si në rrethana të pasqaruara. Ka mundësi që personi të jetë rrëzuar nga katet e epërme të një ndërtese aty. Ka mundësi që ta ketë shtyrë dikush, ose ka mundësi që të jetë vetëvrasje”, ka thënë për Telegrafin, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.
Zyra e Kryeministrit e konfirmon se personi i vdekur është Hamdi Sopa, duke u bazuar në deklaratën e policisë.
“Jemi të tmerruar nga ky lajm”, tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim të Kryeministrisë, për Gazetën Jeta në Kosovë.
“Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë”, u shpreh Bytyçi.

Komente (2)

shyqa29.01.2013/23:15

cka ska mundesi... lumet na per policine tone qe skene ne gjendje bash kurregjo me bo. kur to puna per hajna tkerreve, thojne jaaaa, smerremi ne me sende te imeta, kur ndodhin kesi vdekje super te dyshimta thojne, jAaa u kry prej profesionaleve, skem na cka bojme.... ptu zoti ju marrofte!

ensar29.01.2013/20:22

Kush tjeter pos e madhja PDK qe i bon keto pune

1000  Karaktere
Prishtinė 12°C
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell