• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në Gjilan zbulohen mbi 73 mijë dollarë të falsifikuar ?

Publikuar: 23.01.2013 - 15:21

Gjilan, 23 janar - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjilan, ka arrestuar një të dyshuar dhe ka konfiskuar 73 mijë e 500 dollarë,  që dyshohen të jenë të falsifikuar, njofton përmes një komunikate për media.

Në komunikatë sqarohet, se “përmes rrugëve operative janë pranuar informata se në Gjilan dyshohet të jenë vënë në qarkullim shuma të kartëmonedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara”.

Zbulimi i rastit, ka ardhur, pas marrjes së informacionit, se në një bankë në Gjilan ishin identifikuar 200 dollarë amerikanë të falsifikuar.

“Pas kontakteve me prokurorinë kompetente, policia ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit N. B. (shqiptar i Kosovës).

Gjatë realizimit të kontrollit në objektin e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 73 mijë e 500 dollarë amerikanë, që dyshohet se janë të falsifikuar.

Bankënotat e dyshuara do të ekzaminohen në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell