• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kapet i dyshuari për sulm me acid në gjyqtaren e Vlorës

Publikuar: 23.01.2013 - 13:48

Vlorë, 23 janar - Policia e Vlorës vuri në pranga një 24-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i sulmit me acid ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni pak ditë më parë në Vlorë.

Burime nga policia lokale, njofton BW, bëjnë të ditur se i riu i arrestuar, Nertil Zotaj, ishte dënuar më parë bashkë me vëllain për vjedhje, nga gjyqtarja Mishgjoni dhe ishte i pakënaqur nga vendimi.

Pasi ka mbaruar dënimin prej 11 muajsh burg dhe ka paguar 150 mijë lekë gjobë, i riu në shenjë hakmarrjeje ka sulmuar me acid gjyqtaren Mishgjoni, teksa kjo e fundit ishte duke dalë nga banesa e saj. Sipas policisë, 24-vjeçari pretendonte se është dënuar me masë më të rëndë dënimi.

Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë se

Rrethit Gjyqësor Vlorë ditën e djeshme është është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit: Nertil Janaq Zotaj, vjeç 24, banues në Vlorë.  Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 16.01.2013 rreth orës 08:20 të mëngjesit në lagjen 29 Nëntori pranë shkollës “Ali Demi”, ka sulmuar shtetasen Mirela Mishgjoni, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke i hedhur në pjesën e fytyrës acid të lëngshëm sanitar, të cilin e kishte blerë dy ditë më parë në një dyqan ushqimor.

Ky shtetas ka qenë i arrestuar më parë së bashku me vëllain e tij, shtetasin Pauli Zotaj, për “Vjedhje” dhe është gjykuar e dënuar nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni me 11 muaj burg dhe 150.000 lekë gjobë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këtë veprim ky person e ka kryer me pretendimin se është dënuar me një masë dënimi më të rëndë nga ajo që i takon dhe se nuk është liruar në kohë pas vuajtjes së dënimit.

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni ka dalë nga pallati ku banonte dhe teksa i është afruar makinës së saj për të shkuar në gjykatë, është sulmuar nga agresori. 

Komente (1)

xhafa24.01.2013/10:18

Kriminel i keq...

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu