Vrasje në Tiranë
Artikujt tjerė
- Vrasje në Tiranë
- Në Mitrovicë vritet një i ri, arrestohet i dyshuari
- Shtyhet prapë gjykimi në rastin Haxha dhe të tjerët
- I mituri 14 vjeç vret me thikë 17-vjeçarin
- Fitoi në lloto, e vrasin për 60 mijë lekë
- Hajnat çmendin Hajvalinë
- Një muaj paraburgim për Momçillo Stojiqin
- Shpëlarje parash në ndërtimtari e lojëra fati
- Vrasje me armë zjarri në Shkodër
- Gjirokastër: Sekuestrohen 50 kg hashash, transportohej me mushkë
Tiranë, 23 janar - Ekzekutohet me armë zjarri Admirim Sako, ish-shoferi i Elton Deliut, i vrarë në muajin dhjetor të vitit 2008. 40-vjeçari është qëlluar në momentin që po futej në automjetin e tij BMW me targa AA 678 BR. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës, transmeton TCH.
Mësohet se dy persona e kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi drejt rrugës Myslym Shyri, ndërsa të pranishmit në vendngjarje e kanë transportuar 40-vjeçarin në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë disa orë më vonë. Një grup hetimor është ngritur për këtë ngjarje dhe paraprakisht ka dyshime se ngjarja mund të jetë për larje hesapesh mes bandave të trafikut të narkotikëve, ku bënte pjesë edhe Deliu.
Megjithatë, burimet policore thanë se po hetojnë fillimisht për rrethanat e ngjarjes së mbrëmshme, për identifikimin e autorëve. Në vendngjarje janë marrë në pyetje dhjetëra persona, të cilët kanë sqaruar se automjeti është sulmuar befasisht. Dëshmitarët kanë dhënë sqarime në polici, ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, për ndonjë konflikt të mëparshëm të 40-vjeçarit. Ngjarja në fjalë vjen disa javë pasi Admirim Sakos i janë sekuestruar disa pasuri, të cilat dyshoheshin se ishin vënë nga paratë e drogës, të fituara nga Elton Deliu.











Kuki23.01.2013/12:31
A, eshte bere Shqiperia Venezuele , e Tirana Karakas a . He mozamekeq .