• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në Mitrovicë vritet një i ri, arrestohet i dyshuari

Publikuar: 23.01.2013 - 09:55

Mitrovicë, 23 janar  - Një person, rreth 23 vjeçar, është plagosur për vdekje me armë zjarri, në Mitrovicë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia raporton se incidenti besohet të ketë ndodhur para mesnatës, në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ndërsa viktima, B.O., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ishte dërguar në qendrën emergjente spitalore të Mitrovicës, ku edhe kishte ndërruar jetë.

Policia e Kosovës është informuar lidhur me rastin përmes njoftimit nga personeli i Spitalit të Mitrovicës, të cilët kanë pranuar viktimën me plagë të rënda trupore të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa kanë konstatuar vdekjen e tij.

Hetuesit policorë të Drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqje të prokurorit të shtetit, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave të rastit të vrasjes.

Një person, i përkatësisë etnike shqiptar, rreth 56 vjeçar, është arrestuar mbi bazën e dyshimit për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes, ndërsa me autorizim të prokurorit të shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë.

Një revole, tip “TT” e kalibrit 7.62mm, e identifikuar në pronësi të dyshuarit, e që besohet të ketë qenë e përfshirë në këtë rast, është sekuestruar dhe evidentuar si pjesë e provave materiale për ekzaminim të mëtejmë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CMe vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu