• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Supremja refuzon ankesat për bombën në bulevardin Bill Klinton

Publikuar: 16.01.2013 - 18:46

Prishtinë, 16 janar - Një Trup gjykues i Gjykatës supreme, i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it dhe dy gjykatësve të Kosovës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, ka refuzuar ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi për rastin e ashtuquajtur shpërthimi i bombës në Bulevardin Bill Klinton. Kjo është hera e dytë që Gjykata Supreme në cilësinë e instancës së shkallës së tretë refuzon ankesat e paraqitura nga këta të pandehur.

Trupi gjykues i ka refuzuar si të pabaza ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi dhe ka mbështetur vendimin e mëparshëm të Gjykatës Supreme, e cila asokohe kishte vepruar si  instancë e shkallës së dytë. Në atë kohë, trupi gjykues i Gjykatës Supreme e kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për dënimin e të pandehurve për vepra penale të vrasjes së rëndë në bashkëpjesëmarrje dhe shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore në bashkëpjesëmarrje.

Rasti ka të bëjë me shpërthimin që kishte ngjarë në katin përdhes të ndërtesës që ndodhet në Bulevardin Bill Klinton, Lagja e Dardanisë, në Prishtinë, më 24 shtator 2009. Nga pasojat e këtij shpërthimi kishin humbur jetën dy persona dhe disa të tjerë ishin lënduar.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu