• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Vjedhësit e identifikuar të rrethojave në Marin të Skenderajt, janë në liri

Publikuar: 22.12.2012 - 21:36

Prishtinë/Skenderaj, 22 dhjetor - Personat që pretendohet se kanë vjedhur rreth 60 metra të rrethojave në kompleksin memorial të dëshmorëve në fshatin Marin edhe pse janë identifikuar nga policia janë në liri. Vendimin për ta e ka marrë prokurori komunal në Skënderaj pasi ata kanë deklaruar se nuk janë kryesit e veprës. Ndërsa rastin e kanë dënuar organizatat e dala nga lufta.

Rreth 60 metra rrethoja të aluminit janë vjedhur në kompleksin memorial por të dyshuarit kryesor mbetën të lirë.

Edhe pse policia ka identifikuar 3 persona që dëmtuan varrezat në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Marin, prokurori komunal në Skënderaj ka dhënë urdhër për lirimin e tyre.

Zëdhënësi i policisë për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë KTV-së përmes telefonit se ata kanë arritur të identifikojmë 3 personat që kanë kryer veprën por rasti tash i takon organeve gjyqësore.

“Ndalimi nga ana e policisë nuk mund të bëhet pa autorizimin e prokurorit. 3 të dyshuarit janë nga Skënderaj dhe ne kemi identifikuar edhe deponinë metalike ku janë shitur ato, por pasi kanë dhënë dëshminë të dyshuarit duke mohuar vjedhjen, janë liruar”, ka thënë Hoti.

Ndërsa rrethojat nuk ishin dëmi  vetëm që kishin bërë, ata dëmtuan edhe pllakat e mermerit dhe rrjetin elektrik.

E këtë akt e kanë dënuar shoqatat e dala nga lufta, të cilët e vlerësojnë si vepër të shëmtuar.

Rreth 60 metra rrethoja të aluminit vlera e të cilave sillet rreth 60 euro për metër janë shitur në një deponi metali në Mitrovicë.

Në kompleksin memorial në Marin janë të shkruar 2100 emra të dëshmorëve nga mbarë Kosova.

Ky kompleks është projekt i organizatës Amerikane “Miqtë Amerikan të Kosovës”  të cilët edhe paguajnë një rojë por i cili nuk ruan 24 orë e as në ditët e vikendit.

Komente (6)

Juristi23.12.2012/23:09

Kanceri i kësaj shoqnije, varrmihesit e demokracise e zhvillimit, koka e krimit dhe korrupcionit jane pikerisht ish komandantet me prirje ... dhe sot ne petkun e politikanëve. Prokuroret dhe gjykatesit duke mos arritur ta mundin friken e besa edhe t'i rezistojne tundimit per pasurim te paligjshem, me ose pa vetedije jane bere pjese e se keqes ne vend. eshte koha qe frigacaket nga radhet e tyre ta ndrrojne profesionin sepse po dojne me e kthy popullin ne kohen e kanunit.

peja23.12.2012/13:52

une mendoj nese prekurori nuk kupton tani duhet me kanun te lekese me marr masa ne vete me mbrojt veten qe don te thot hajnav mejav shti shpaten ne funt e ne kry tani pe kqyrim avjedhin mo

Besime Hoti22.12.2012/22:31

Ky prokurori eshte jaran i Hashim Thacit.

BMH.de22.12.2012/22:00

Kesaj i thojn anarki, secilli ban qa ti teket. Ky asht ni shembull se edhe Lirin qe na e sollen Miqtë Amerikan të Kosovës jan ka na e vjedhin pushtetaret.
Mir e kini vretem vazhdini........

agron suhogerllaj22.12.2012/21:58

E, jena ba me na kukat ne qfare kohe te pa kohe jemi ardhe,per veq vjedhjes si akte qyqar,e keqja e kesaj o se jane lene ne liri aktoret e keti krimi qe e kane bere ata te mjere,a thu a jane mbete pa buke apo pa drogaqfare gjykate o kjo?veqse e derigjuar nga individ dhe te ashtuqujtur komandanta,mesiguri jane kane akraballaku i tyre ose disa prej servileve te ktyre trimave komandantave nje prej turpeve te keti viti

lori22.12.2012/21:43

kta jan sigurisht te aferm me kryetarin

1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 32°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell