Skenderaj: Vetëvaret një 57 vjeçar nga fshati Klinë e Mesme

Artikujt tjerė
- Vushtrri: 425 raste të vjedhjeve brenda vitit
- Gjirokastër: Sekuestrohen 220 kilogramë kanabis, në kërkim transportuesi
- Tiranë: Përplaset për vdekje 22-vjeçarja, ikë shoferi
- Vjedhësit e identifikuar të rrethojave në Marin të Skenderajt, janë në liri
- Itali:10 vjet burgim dy shqiptarëve për trafik të drogës
- Skenderaj: Vetëvaret një 57 vjeçar nga fshati Klinë e Mesme
- E dhunuara ofron dëshmi trishtuese në gjykatë
- Kosovari me BMW, 240 km/h nëpër tunel
- Vritet biznesmeni turk, kishte rafineri nafte në Shqipëri
- Kontrabandonin migrantë, në pranga tre persona
Skenderaj, 22 dhjetor Bedri Ajeti, 57 vjeç, nga fshati Klinë e Mesme e Skenderajt, është gjetur i varur në litar, të shtunën paradite. Trupi i pajetë i varur në litar është gjetur në katin e dytë të një shtëpie të pabanueshme në fqinjësi dhe mjeku kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, vetëm ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe policia e cila ka kryer ekspertizën, sipas të cilës, te viktima nuk janë gjetur shenja dhune. Besim Hoti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se nuk është gjetur asnjë shenjë, e cila do të mund të çonte te ndonjë dyshim. Ekspertiza ka konstatuar se nuk ka elemente për vdekje të dyshimtë.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i është dorëzuar familjes.


ahmeti22.12.2012/23:39
po kto raste nuk duhet as ne medija elektronike e as ne ato shkruara sepse ka shume njerz qe motivohen prej ktyne rasteve prandaj duhet shkurt e shqip me than ka vdek pa e lajmruar shkakun.

seki22.12.2012/19:50
ngushllime per familjaret se me tu dhimt familja se aj bash hiq sse fajdja e kocka ja bon qdo kujt po edhe policia u desht me marr mase per fajdexhit






besi23.12.2012/09:57
duhet bile me zbulu se qka ka ndodhur me njeriun se ka vdekur