E dhunuara ofron dëshmi trishtuese në gjykatë

Artikujt tjerė
- Digjet roja i parkingut
- Zvicerani mburret që vrau shqiptarin
- Plagosen dy shqiptarë nga një sulm i armatosur
- Zbulohet në Tiranë punishtja e falsifikimit të kartmonedhave
- Gjilan: Arrest shtëpiak për 5 të dyshuarit për dhunim
- Shkodër: Treni përplas makinën, 1 i vdekur dy të lënduar
- Nazmi Mustafi rrahet në burg dhe përfundon në spital
- Superaksion policor në kërkim të një shqiptari në Britani
- Arrestohet grupi që vidhnin makina në Tiranë
- Durrës: Sekuestrohen 56 kilogramë canabis, një i arrestuar
Gjilan, 22 dhjetor - Zyrtarë të Gjykatës së Qarkut në Gjilan kanë bërë të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj pesë personave nga Gjilani, me dyshimin se kanë dhunuar një femër nga Prizreni. Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Agron Uka, të përfshirë në këtë rast janë Xhavit Hasimi, Eridon Ajvazi, Fitim Ajvazi, Ilir Ajvazi dhe Nazif Isufi, që të gjithë për veprën penale të dhunimit. Ata në mënyrë sistematike e kanë detyruar të dëmtuarën B. I., nga Prizreni, për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, duke e rrahur e maltretuar vazhdimisht.
Në aktakuzë thuhet se të dyshuarit e kanë rrahur të dëmtuarën, kurse dhunimi është përcjellë me lëndime trupore. Ata kanë tentuar ta shfrytëzojnë viktimën edhe për prostitucion.
Që të gjithë pandehurit e kanë mohuar veprën, duke thënë se gjithçka është bërë me dëshirë dhe jo me dhunë. Por, ndryshe ka dëshmuar e dëmtuara B. I. Ajo në dëshminë e saj trishtuese ka folur për të gjitha detajet. Sipas saj të pandehurit Xhavit dhe Nazif e kanë sjellë nga Prishtina në Gjilan, duke e futur në një pyll.
Aty më kanë thënë se nëse dëshiron të fitosh bukën e gojës atëherë duhet të bësh marrëdhënie seksuale, duke e shitur trupin dhe njëkohësisht më kanë detyruar të këndoj në veturë edhe këngë serbe. Shpesh të akuzuarit më kanë thirrur me emrin Daniella e Dragana, për të fshehur para të tjerëve identitetin tim, kurse me të akuzuarit kam pasur marrëdhënie seksuale kundër vullnetit tim, duke e përdorur forcën dhe kanosjen.
Me vendim të prokurorit të rastit, të gjithë të pandehurit ndodhen në burg nga 30 qershori i këtij viti, derisa zyrtarë të Gjykatës së Qarkut kanë bërë të ditur se ky rast është mbajtur në fshehtësi për shkak të hetimeve që janë kryer, duke mos e bërë të njohur as identitetin e së dëmtuarës.


Ganiu24.12.2012/12:26
Dhuno shiet gjat luftes, dhuno shqiptaret ne "paqe". Pjeses se ndershme te popullates nuk i ka mbete tjeter veq te ikin nga vendelindja dhe te vendosen ne nje vend pavarsisht cili, ku shteti e kryen detyren e vet. Pra , i mbrone njerezit. Ketu duhet te qendrojne veq kriminelet dhe politikajt, e ndoshta nje dite do te fillojne ta hane njeri tjetrin. Dikush nga ta mund te thot "ne smund ta ruajme sejcilin" Jo zotrinje 1000 here JO. Jeni bere bisht e koke me krimin e populli po i vuan pasojat qe ju po ua krijoni skenarin. E sa per gjykata, valla deri tash veq per te zezen e popullit kan egzistuar. Si shtylly kryesore e shtetit, veq si figure kan egzistuar dhe kan marre pera nga kriminelet per ti liruar.Kjo eshte mizerje te cilen askush nuk ka mundur ta marr me mend. Sikur ta kishin dijte njerezit se Kosoven do ta pllakose kjo gjendje e mjere, se paku ata qe paten ike gjat luftes, asmje nuk do te ishte kthyer.

I PA MESHIRSHMI22.12.2012/22:04
KJO E4SHTE QMENDURI PER VET FAKTIN E ASAJ FEMRE, SE AKA PASKA PERJETUAR,KURSE E DYETA FLAS PER GJYKATA NE KOSOVE,SE KTA DUHET TE MARRIN DENIMIN E MERITUAR POR KETE VEPRE TE REND QE KAN KRYER,POR KTA TE GJYKATES DIKUSH MERR PARE DHE ATA,LIROHEN NE LIRI,POR NESE LIROHEN ISHALLA HASIN NE NJERN E FAMILJEVE TE,KTYRE,GJYKATSVE,SE ATA PRAP DO TE MERRN ME KSO GJERA TE FLLIQURA,

lule22.12.2012/20:13
kete kafhs duhet ta marrin denimin e merituar, por familjet e tyre jasht loje, ska familje qe e deshiron ni djal te keq si kta kafsh po zoti juka dhen qa me ba

antirogana22.12.2012/19:23
@rogana e kuptoj mllefin tend, dhe ndaj dhimbjen me viktimen, por denim me varje ne kosove nuk ka. aq me pak per familjet e tyre !

rogana22.12.2012/14:31
keta duhet denuar me varje gjithashtu edhe familjet e tyre






naim mazreku25.12.2012/02:40
kta duhet mi dergu ne burgun e nje shtrti si asht zvicrra se ne shtetet shqiptare nuk ka ligj dote thet se nuk jemi as shtete