Firencë: Vritet 21-vjeçari shqiptar pas sherrit për femra

Artikujt tjerė
- Bie nga skelet e Pallatit të Drejtësisë
- Një femër në fshatin Ternac të Skenderajt tenton të vetëvritet
- Korçë: Vret veten efektivi i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë
- Të hënën aktgjykimi për Bllaca II
- Firencë: Vritet 21-vjeçari shqiptar pas sherrit për femra
- Policia zë 21 tonë marihuanë në rajonin e kurdëve
- Një polic amerikan e vret para pragut të shtëpisë (video)
- Bernë: Në aksident zinxhiror vdes Ejup Bajrami
- Itali, arrestohen për drogë 9 persona, disa shqiptarë
- Paraburgim për pesë të arrestuar për trafikim të njerëzve
Firencë, 15 dhjetor - Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen dje, në orët e mëngjesit, pas një konflikti për një femër në Itali. Policia ka bërë me dije se zënka për motive banale në Firence i ka kushtuar jetën një 21-vjeçari shqiptar. Sipas mediave italiane, mësohet se një grup shqiptarësh janë përfshirë në zënkën e ndodhur në orët e para të ditës së premte. Si pasojë e konfliktit të dhunshëm, nga plagët e marra 21-vjeçari Shahin Tushe ka gjetur vdekjen në spital, transmeton Panorama. Nga hetimet e kryera prej Policisë është mësuar se viktima ishte emigrant shqiptar me leje të rregullt qëndrimi dhe punësimi në Itali. Mediat vendëse bëjnë me dije se Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga dëshmitë e mbledhura, paraprakisht dyshohet se shkak i përleshjes mes dy grupeve që ndodheshin në diskotekë, është bërë një femër. Autorët e krimit mësohet se kanë qenë një grup marokenësh. Ndërkaq, emigranti shqiptar ka gjetur vdekjen nga hemorragjia.


Benhur Sejdiu15.12.2012/21:32
Si duket kan qen "vllëzrit" tan musliman nga maroko qe e kan shkatërruar at shqiptar qe duhet ta kemi me afer se "vllaun".. apo si thuni ju?










nexhat karaqa16.12.2012/08:46
MA BUDALL SE SHIPARIN NUK MUNESH ME GJET.PO A VEQ NI FEMEN ISH KON NAT DISKOTEKA.PO NE DISKOTEKA KA FEMNA SI PESHQIT NE DETI O BAC A VRAHAT NIRI PER NI FEMER