• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Mazgit

Publikuar: 02.11.2012 - 22:10

Prishtinë, 2 nëntor (E plotësuar) - A.    Sekiraqa, i lindur në vitin 1986, ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra pas një përleshjeje të armatosur në fshatin Mazgit të komunës së Obiliqit.

Dy persona të tjerë po vazhdojnë të trajtohen në QKUK.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur tri gëzhoja të revoleve dhe njolla gjaku. Dy të dyshuar të njohur për Policinë e Kosovës janë në arrati dhe forcat e rendit janë vënë pas tyre, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Burimet i kanë thënë KTV-së se përleshja është bërë ndërmjet familjeve Sekiraqa dhe Maliqi për arsye pronësore.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu