• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kapen 400 kg marihuanë në kufirin shqiptaro-grek

Publikuar: 29.10.2012 - 12:39

Tiranë, 29 tetor - Të paktën 400 kg marihuanë që vinte nga Shqipëria është sekuestruar sot nga policia greke, në kufirin mes dy vendeve fqinje, raporton BW.

Policia sqaron se lënda narkotike është kapur në dy ngarkesa të ndryshme, ndërsa janë ndaluar dy shtetas grekë që e transportonin.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se ngarkesa e parë prej 138 kg u sekuestrua në Riahovo të Janinës, ndërsa dy të arrestuarit treguan edhe vendin ku kishin marrë drogën.

Ata deklaruan se droga ishte marrë në një vend midis Gjirokastrës dhe Janinës, ndërsa policia me të shkuar aty gjeti edhe 262 kg të tjera me marihuanë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell