• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shuhet edhe anëtarja e katërt e familjes së aksidentuar në Kukës

Publikuar: 28.10.2012 - 21:04

Kukës, 28 tetor - Në orët e vona të natës së kaluar ka humbur jetën edhe vajza 20-vjeçare, e cila ishte plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në afërsi të qytetit të Kukësit.

Burime nga spitali i Kukësit bëjnë të ditur se 20-vjeçarja Diana Cengu, për shkak të plagëve të rënda, është nisur në orët e natës në drejtim të Tiranës, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Aksidenti i rëndë automobilistik ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth 6 kilometra larg qytetit të Kukësit.

Automjeti, me drejtues Ilmi Cengu, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë, raporton BW.

Si pasojë, kanë humbur jetën menjëherë drejtuesi i mjetit, e shoqja Zylfie Cengu dhe nusja e djalit të tyre, ndërsa duke u transportuar në drejtim të Tiranës më vonë humbi jetën edhe vajza e tyre 20-vjeçare.

Tashmë i plagosur ka mbetur vetëm djali 5-vjeçar i çiftit, për të cilin mjekët pohojnë se do t’ia dalë të mbijetojë. Ndërkohë, nga hetimet paraprake rezulton se shkaku i aksidentit ishte lagështia dhe shpejtësia e madhe e automjetit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell