Arrestohet vrasësi i çiftit

Artikujt tjerė
- Kapen 400 kg marihuanë në kufirin shqiptaro-grek
- Shuhet edhe anëtarja e katërt e familjes së aksidentuar në Kukës
- Arrestohet vrasësi i çiftit
- EULEX arreston një serb në Jarinje
- Mamurras: Dy gra vdesin nga helmimi
- Përgjaken rrugët në Shqipëri, 4 të vdekur e 18 të plagosur
- Burg përjetë shqiptarit në Londër
- Vritet roja i një lokali në Vloçisht
- Planifikonte të rrëmbente gra dhe ti hante ato
- Vetëvritet në Durrës një 19 vjeçare
Mallakastër, 28 tetor - Pas krimit të dyfishtë në fshatin Belishovë të Mallakastrës, policia ka arrestuar si autor të dyshuar 19-vjeçarin Xhevit Malkaj, nën akuzën për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa babai i adoleshentit, Bajram Malkaj, është prangosur për moskallëzim dhe fshehje të gjurmëve të krimit.
Adoleshenti që dyshohet si njeriu që i vrau dhe i dogji në shtëpinë e tyre Enver dhe Azbie Myftaraj, disa orë para vrasjes së bashkëshortëve kishte debatuar me viktimën për çështje parash. Drejtori i Policisë së Fierit deklaroi për mediat dinamikën se si u masakrua çifti, të cilët pasi u vranë edhe u dogjën.
Ky shtetas ka shkuar në banesën e viktimës i pajisur me armë gjahu, me paramendim për të vrarë çiftin. I ka vrarë e më pas ka tentuar të hapë një kasafortë. Më tej i ka spërkatur banesën dhe viktimat me lëndë djegëse duke u vënë zjarrin, tha Arjan Bozhaj.
Zyrtarisht, për policinë vrasja e Enver dhe Azbie Myftaraj ka ndodhur për motive të dobëta. Por burime nga grupi i hetimit treguan se 19-vjeçari ka rrëfyer se i kishte kryer vrasjet për shkak të konflikteve që kishte me Enver Myftarajn, i punësuar si roje në puset e naftës në Drenovë, për një shumë lekësh të përfituara nga vjedhja e materialeve të puseve, raporton TCH.
Madje burimet u shprehën se vrasja e çiftit nuk ka shkak grabitjen e kasafortës, por ka motive hakmarrjen pasi 59-vjeçari së fundmi ishte konfliktuar shpesh me adoleshentin për një shumë parash.
Adoleshenti ka nënvizuar se fare rastësisht në vendngjarje kishte parë që ndodhej edhe kasaforta, për të cilën ka tentuar ta hapë, megjithëse pa sukses. Policia deklaron se ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një armë, që i përkiste babait të tij, Bajram Malkaj, si dhe një automjet dhe një motoçikletë të përdorur për kryerje të krimit.











Fehmiu28.10.2012/21:20
Nuk eshte dicka e re,meqe shoqeria jone gati,gati eshte imunizuar me shemti dhe cmenduri te tilla do te thosha tipike shqiptare!Pavaresisht cka thone evropianet
per ligjet dhe civilizimet e tyre,ne shqiptaret do duhej patjetersisht per ta futur denimin me vdekje per krime te renda e makabritete,cfare dime per te bere ne shqiptaret dhe nuk e kemi ndermend per tu ndalur dot,meqe nuk dime se cfare do te thote jeta dhe qenia njerezore!Ne jemi te cmendur!