• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Vetëvritet në Durrës një 19 vjeçare

Publikuar: 27.10.2012 - 09:41

Durrës, 27 tetor – Një  vajzë 19-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i katërt i një pallati në qytetin Durrësit për arsye që ende nuk dihen.

Policia bëri të ditur se viktima është Gentina Sura, 19 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen rrugës për në spital, transmeton BW.

Ngjarja ndodhi sot herët në mëngjes. Policia bëri të ditur se vajza jetonte me prindërit në një shtëpi private. Mësohet se pak pasi është ngritur nga gjumi Gentina ka kapërcyer rrugën dhe është ngjitur në pallatin shumëkatësh përballë shtëpisë së saj. Sipas hetimeve të policisë, në momentin që vajza ka arritur në sheshin e pushimit në katit të katërt, është hedhur prej aty nga lartësia disa metra. 19-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por fatkeqësisht për shkak të plagëve të shumta ka gjetur vdekjen rrugës për në urgjencë.

Policia ngre pistën e parë, dyshon se vajza është vetëvrarë.

Të kontaktuar nga efektivët, familjarët e Gentinës mohojnë të kenë pasur ndonjë konflikt apo debat me vajzën e tyre.

Ata ndodhen në gjendje të shokuar, ndërsa mbeten ende mister arsyet që mund të kenë çuar vajzën në vendimin e ekstrem të vetëvrasjes.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme