• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Klani familjar shqiptar që abuzoi 50 femra kosovare në Gjermani

Publikuar: 24.10.2012 - 18:43

Berlin, 24 tetor - Është kapur në Gjermani një rrjet i madh trafikantësh kosovarë që kanë bërë tregti me qenie njerëzore. Me këtë rast, në 14 bastisje të kryera janë arrestuar në pjesë të ndryshme të Gjermanisë 22 persona (mes tyre edhe katër femra), të dyshuar për trafikim të femrave nga Kosova në Gjermani.

Të arrestuarit janë nga mosha 18 deri në 60 vjeç.

Te të arrestuarit bëhet fjalë për një klan familjar nga Kosova, i cili ka trafikuar 50 femra kosovare, duke i futur ato ilegalisht në Gjermani dhe duke i shitur më tutje si skllave. Veç kësaj, vajzat thuhet t`i jenë nënshtruar keqtrajtimit të shumëfishtë seksual.

Bastisjet dhe arrestimet janë bërë në Baden Würtemberg, gjegjësisht në qytetet Konstancë, Shtutgart, Heidelberg dhe Esslingen, njoftuan mediet gjermane.  

Femrat e trafikuara janë sjellë në Gjermani përmes Italisë e Francës dhe një pjesë e tyre janë transportuar më tutje për në shtetet e Skandinavisë, transmeton Albinfo.

Qysh në vitin 2011 autoritetet kishin zbuluar një vajzë 15 vjeçe në qytetin Konstancë, e cila me rrëfimin e saj kishte hedhur dritë mbi trajtimin e pashpirt që klani i përmendur i bënte vajzave të trafikuara. Duke shfrytëzuar mjerimin e tyre dhe mungesën e lidhjeve familjare e shoqërore në vendin e huaj, trafikantët i kanë shfrytëzuar ato për punë shtëpie pa kompensim material dhe i kanë keqtrajtuar seksualisht ose i kanë shitur te padronët tjerë.

Komente (21)

agimi27.10.2012/15:10

Vete shteti Gjerman dhe aji Italijan apo Zvicrran po lejone ne menyrta te heshtura dhe po futen njez ne rruge te rrezikshme po ku eshte intelegjenca Gjermane qe po e kap nje njeri per gjera teper te fshefta droge dhe diqka ilegale po kjo qe te trafikosh femra tregohet haptas intelegjenca gjermane anti krime ka HESHT KA LANE PER NJE KOHE TE GJAT ME VEPRU DHE PASTAJ ME I TURPRU TE HUJTE SE SHIKON QKA PO BAJNE TE HUJTE EDHE DIKE MARtY HAPATS ME PRPAGANDA PAS 10 VITEVE AKUZOJ SHQIPTARET HAPTAS ME RRENA .kUJDES SHQIPTARE SE EVROPJANET JANE MASHTRUS TRADHTARE DHE IDIJOTA JETOJ ME VITE JASHTE NE PRENDIME . ne Britani intelegjenca po kap disa njez para krimite qe po tentojn me ba bomba si teroreizem jo po trafikon femra ej qesharake femra 60 ap 80 kg ta trafikosh nuk eshte nje sende 200 grm ao 1 kg kto jane qesharake

ekremi25.10.2012/18:05

ju kthefshin ne fmit e tyne javqoft zoti na familjet e tyn dhe mazi

sadiku25.10.2012/15:57

kishte me qen mir me i dhan shenimet e sakta me emen e mbiemen per te gjith ata mashkuj te ri e te vjeterdhe mu dit se cilave familje ju takojn ashtu njejt vlen edhe per femnat besoj qe kishte me ndiku sado pak

Kosova25.10.2012/11:32

ti brdwn po THUA QE FEMRAT NUJ DUHET PARAGJYKU SHTROHET PYTJA QKA KAN LYP ATO 15vjeqare ME ARDH NE GJERMANI VETUN A SA I PERKRET ATYNE FAQEZIVE KOMPLET FAMILJA U SHKATRROFT QYSH MU MERR ME AT PUN ZOTI JAV KTHEFT NE FEMIJET E TYRE POM QUDIT RASITI SI THOJ JAN ARRESTU PREJ MOSHES 18vjeq deri ne moshen 60vjet kush ka mujt me qen ajo e pa shpirt familje ju lutemi mej pobliku emrat e asaj familje te ... edhe une banoj ne HEIDELBERG dhe kom deshire me dit kush esht aj apo ajo familje faqezez si na paska ba hor dje gjithe diten ne radiot gjermane ka qen ne fokus nje familje nga kosova ka trafikue 50 vajza nga kosova per trafikim kuku per at familje qka paska ba po edhe plaku 60vjeqar, zoti familjen ja marroft

Afrimi25.10.2012/10:11

Shapllni emrat e familjes klanit qe i kane bere keto flliqerina. Turp per kombin tone.

ramiqi25.10.2012/09:38

Ju pershendes te gjithe komentuesit e gazetarin e artikullit.
Dukuri mjaft e keqe,qe s e ka pase shqiptari kete tradite,pradaj eshte per cdo lloj kritike ose denimi.
Mirepo,duke ditur menyren e veprimit te policise perendimore,nuk duhet gjykuar rasti apriori,se paku derisa te ipet verdikti nga gjykata,sepse ne shumicen e rasteve edhe ata i ngatrrojne gjerat.
Transportim kah perendimi,ma merr mendja qe ka,por trafikim,sidomos te femres kosovare,nuk besoj qe ka.

Libri25.10.2012/09:35

Perpara femrat shqiptare kan kerkuar te shkollohen por i kane ndaluar,kurse prinderit e sodit bejne qmos per ti shkolluar ato,e ato i kan ment te djemte tere diten ne iternet,nuk kane kohe tju ndihmojne nenave ne punet e shtepis se jane bizi dhe e nenqmojne librin se nuk ju vyn per jete.Jo,jo,jo o rini lexoni dhe hajeni librin se ajo ju vetedison per gjdo gje ne jete e nuk bini ne gracken e askujte, kurr e keni koken plote.
Prandaj respektoni ata qe ju dojne te miren per mos me ju gjete e keqja ne rrugen e gabuar.
Njeherit me vjen keq per keto vajza.

nga Tirana25.10.2012/09:33

A paska edhe familje kosovare qe po bejkan keshtu? Cudi e madhe se kosovaret e mbajne veten per te ndershem dhe kur lexojne qe keto ndodhin ne shqiperi komentojne me fjalet me te ndyra kurse ketu po ngushellohen me njeritjetrin, TURP.
Pavaresisht kesaj, ndjej keqardhje per viktimat.

BONNI25.10.2012/09:09

vajzat nuk kan faj .por ata bandita nuk duhet ti pranojm si shqiptar dhe duhet ti denojn me ?? .sepse te gjith kemi femij djem e vajza merrni me men sikur te na ndodh neve .tani gjykoni vet

DritoniPr25.10.2012/08:24

A ka mundesi me me jau zbulu identitetin emrin, mbiemrin, vendlindja ktyne magjupve?!!! Te dime vlla kan e kemi kojshi!

lejla25.10.2012/08:12

per ju qe po jepni komente te "mencura"

keto femra jane viktima te trafikimit. Nuk ka qene zgjidhja e tyre me u marre me kete pune. E njerezit si ju qe nuk ju jepni se paku pak mbeshtetje i ndaloni ato per me u mundu me dale nga ai ferr.

kaiserslauterni25.10.2012/02:01

qa po lypni bre qika me ardh ktu spe di qa ka tmir ngjermani sdi valla une prej ktu du mu kthy ju doni me ardh nuk eshte mir ktu mos menoni se veq pun te flliqta keni me ba a e dini sa qika re shiten neper gjermani shqiptare turp asht kshyrni ma mir nejni ne kosov ka naj njeri tmir se ktu eshte vdekje qe jetojn qikat e reja e ku flen me dit neper qfar shpija te kqija te kohes se luftes par bilem shum ma heret ka 300vjet shpijat ku flen shqiptarkat en gjermani moni bre se turp mbrone veten ani e gjeni naj djal tmir martonu atje turp asht ma me ardh ktu kush don me ardh moni se pendoheni gjermania evropa krejt shajze asht ba ska sen besoni ju prsh besi

brdwn25.10.2012/01:18

te pafajshme jan vajzat qe genjehen,mashtrohen,manipulohen,trathtohen dhe keqperdoren ne prostitucion qe sma merr mendja qe ka femer ne bote qe e ben me deshir.
ndjej dhembje dhe keqardhje per vajzat e trafikantet kurr drit me sy mos pafshin

tit25.10.2012/01:17

Tash pritet vazhdimi i filmit TAKEN 3

xhevdet kamberi25.10.2012/00:45

te gjith kta ce jan kapur duhet mi cue ne kosov e mi denue familjaret e ktyre vajzave ce jan kectrajtu apo shitun

Real24.10.2012/23:44

Turp per prinderit te cilet nuk e din ka ju shkojn vajzat edhe me kan shkojn edhe me kan rrin, gjynah ish gjithkush me u bo prindbab, nane.

Cani24.10.2012/22:51

Eh Medet,..,keto familje dhe idivide,paraqesin veten si Biznismena e Familje Biznismenashe..
Qe luajne dhe keqperdorin qenien njerezore ne menyre te paskrupullt,..
Po flase nga dijenija,sepse vet kam pas rastin te shohe se si lloji i ketyre njerzve Shqiptare,kembejne femra shqiptare me femra te huaja,si skllavet e tyre,..kjo eshte Europa Demokratike qe eshte ne dijeni,qe ju lejohet ketyre te vazhdojne krimet e tyre,Demokraci po,po secili duhet te kete edhe moral njerezore,qe per fat te keq ju mungon shumeve,...

zurich24.10.2012/22:21

marri emadhe turp per ne shiptaret nuk lam xhe te keqe pa be turp .

albozstar@hotmail.com24.10.2012/21:45

katastrof qysh e prishin vetin femnat e reja me qtulifar gjermoni gjyna qa asht tu bo S

Jiu Jitsu Man24.10.2012/20:35

A rrnoft Kanuni se per qeta pisa kurgjo tjeter nuk vlen. Pushkatoni tone!!!

benziri24.10.2012/19:52

sa me vjen keq dhe gjynah aq edhe nervozohem ,, kerkoj falje ama smundem pa e then ,,, se pak e kan gjet , se te gjitha kan mendu se zgjedhen problemet qe i kan ,, ncncnc jeni naive dhe shpresoj se dot jet mesim per qdo femer tjeter ,, askush smundet me ju garantu pun tjeter juve perveq prostitute ,, edhe turp duhet te keni se kumedit se edhe qfar rrethi fam keni ...

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell