Arrestohen dy policë për ryshfet

Artikujt tjerė
- Arrestohen dy policë për ryshfet
- Gjyqtari Dehari hetohet nga prokuroria
- Droga Skunk e Lazaratit më e shtrenjtë se kokaina
- Krujë, burri qëllon gruan me sëpatë
- Gjendet një i vdekur në aksin Shkodër-Vau i Dejës
- Në Han të Hotit sekuestrohen 12 kg marihuanë, 2 në pranga
- Kaçanik: Vdes 29-vjeçari pasi theret me thikë
- Maqedonasi 37 vjeçar ia jep flakën vetes
- I çan kafkën me çekiç gruas, në sy të dy fëmijëve
- Lumë droge drejt Greqisë, sekuestrohen 3.7 tonë marihuanë
Prishtinë, 22 Tetor - Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - zyrtarët e Stacionit Policor të Drenasit dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Publike Komunale në Prishtine, ka arrestuar dy zyrtarë policorë, te cilët shërbenin në njësinë e Trafikut Regjional në Prishtinë.
Zyrtarët Policorë janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale marrje e rryshfetit për shkak se me datën 20.10.2012 rreth orës 13:00 ne Magjistralen Prishtine-Pejë dyshohet se kanë marrë nga tre qytetar (shtetas të Maqedonisë) të holla në vlerë prej 50 euro me arsyetimin të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
Të njëjtit janë suspenduar deri në përfundimin e hetimeve dhe në konsultim me Prokurorin ju është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Inspektorati Policor i Kosovës në konsultim me Prokurorin do te procedojë më tutje rastin.








