Për vrasje në vetëmbrojtje 3.6 vjet burg

Artikujt tjerė
- Lushnje: Grabitet me armë një dyqan, plagoset rëndë pronari
- Në Viti, për një javë janë vjedhur mbi 20 shtëpi
- Dy të arrestuar për lëndim trupor në Prizren
- Vritet punëtori i shkollës së Ujmirit
- Kapen grabitësit e pasagjerëve të autobusit Sarandë- Tiranë
- Një i vdekur në rrugën Prishtinë Podujevë
- Aksident i rëndë në Lybeniq, 2 të vdekur e 4 të lënduar
- Në Itali kapet drogë shqiptare
- Në këtë muaj janë arrestuar 10 persona për prostitucion
- Vetëvritet polici në stacion të policisë në Graçanicë
Pejë, 18 tetor - Një kolegj gjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Pejë e ka dënuar të mërkurën me 3,6 vjet burg biznesmenin pejan, Sali Devolli, për vrasje të një të riu dhe për plagosje të një tjetri në prill të këtij viti, pasi ishte sulmuar nga ta. Kryetari i kolegjit gjykues, Salih Mekaj, ka arsyetuar aktgjykimin i cili e shpalli fajtor biznesmenin, duke përshkruar rrethanat që e kanë shtyrë të merrte aktgjykim dënues.
Me tre vjet burgim është shpallur për veprën penale të tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme, me një vit për armëmbajtje pa leje, ndërsa dënimi unik për dy veprat sa akuzohej, Sali Devollit i janë shqiptuar gjithsej 3 vjet e 6 muaj burg efektiv. Menjëherë pas shpalljes atij i është hequr edhe masa e paraburgimit që atë e lë në liri deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
Pas shqyrtimit të shumë provave materiale dhe dëgjimit të dëshmitarëve, kanë qenë bindëse faktet e provat e prezantuara që të pandehurin e lënë fajtor për tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga vrasja e rëndë.
Ka qenë nata e 12 prillit kur Devolli ishte sulmuar nga dy persona të maskuar që me shufra metali e kishin goditur atë. E nga përmbajtja e aktakuzës, prokuroria të pandehurin e ngarkonte me veprat penale Vrasje e rëndë me tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe Armëmbajtje pa leje .
Sipas përshkrimit në aktakuzë, çdo gjë kishte filluar kur kunata e të pandehurit, Vlora, ishte rrahur nga ai fizikisht, pasi më parë ai e kishte zënë duke ia rrahur vajzën më të re. Nga ky moment kishte qenë Vlora, kunata e të pandehurit, ajo që e kishte lajmëruar vëllanë e saj, Bajram Domniku, tani i vdekur, për atë që kishte ngjarë në familjen ku banonte.
E sipas versionit të cilin e ka pranuar edhe gjykata, Bajram Domniku kishte ftuar shokun e tij, Trim Haliti, për ta ndihmuar në hakmarrje ndaj kunatit të motrës.
Pasi kishin dalë tek rruga Gazmend Zajmi , në afërsi të qendrës zejtare Burma , ku aty afër edhe jeton Sali Devolli, të maskuarit e kishin goditur me shufra hekuri, e nga afërsia, duke u larguar nga ai, Devolli kishte shtënë në ta nëntë fishekë, ku Trim Haliti mbetet i vdekur në vend, ndërsa Bajram Domniku i plagosur rëndë, ku pas një kohë vdes. Në këtë rast është tejkaluar mbrojtja e nevojshme. Ky ka qenë edhe versioni të cilit kolegji gjyqësor ia ka dhënë besimin, ku biznesmenin e shpalli fajtor.
I pandehuri e kishte pranuar veprën e dytë Mbajtje në pronësi, në kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës , ndërsa ishte deklaruar se është i pafajshëm në veprën e parë.
Gjatë gjithë kohës mbrojtja e të pandehurit e ka mbrojtur qëndrimin se i pandehuri ka kryer vrasjen në mbrojtje të nevojshme. Para përfundimit të gjykimit mbrojtja ka qenë e bindur se Devolli do të shpallet i pafajshëm. Ndërsa vendimi që e ka shpallur fajtor do të ankimohet edhe nga ai.
Që nga fillimi i gjykimit mbajmë qëndrimin se i mbrojturi im ka vepruar në mbrojtje të nevojshme. Ai e ka mbrojtur vetveten nga sulmi, ka thënë Gëzim Kollçaku, avokati mbrojtës i të dënuarit. Ai i ka thënë gazetës se nuk është i kënaqur me këtë vendim, ndërsa ka shtuar se do të lajmëroj ankesë.
E ata që kanë mbetur më të pakënaqurit me vendimin e gjykatës kanë qenë familjarët e dy të vdekurve. Pasi kanë dëgjuar vendimin është dashur intervenimi i policisë që ti largojë ata nga salla e gjykimit, të cilët drejtonin akuza ndaj trupit gjykues, e kërcënime ndaj të pandehurit.
E përfaqësuesi i familjes së viktimave, avokati Osman Havolli, ka thënë se do të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit, për të cilin ka thënë se nuk është i drejtë.
Ndërsa përfaqësuesi i akuzës, prokurori i qarkut, Haxhi Sinanaj, lidhur me ankesën ka thënë se do të shikojmë më pastaj se si të veprojmë.


genci19.10.2012/06:49
Devolli u dashtur qe problemit ta zgjedh me vllaun,kunata gruaja e vllaut nuk rrehet,ky gabim e ka pru gjendjen deri ketu dhe besoj se nuk do te perfundon me kaq .duke e ditur mentalitetin e popullit tim

Dikush pa lidhje18.10.2012/14:37
Pse se ka akuzu edhe ajo zoja kit Devollin per dhun familjare,e mos me pas nevoj me ardh deri te ... sja hiq.
Gjykatesi veq e paska marr en qaf kit Devollin se, po i bjen qe ditet e fundit te jetes se ti ka me i kalu en burg,e si te del dihet qa e pret.
Hakmarrja







Lexuesi20.10.2012/07:33
Ishalla nuk e han najkush tjeter ne vend te ketij Devollit...