Super gjyshja e shpëton bankën nga plaçkitja

Artikujt tjerė
- Super gjyshja e shpëton bankën nga plaçkitja
- Gjakovë: Arrestohen 5 persona për vjedhje të rënda, mbahen tre prej tyre
- Vritet me mjete të forta një 42 vjeçar në Dashinoc të Deçanit
- Arrestohet dy të dyshuar për shitje të lendeve narkotike
- Paraburgim njëmuajsh të dyshuarve për të shtënat në Dobrosin
- Shtohet numri i kosovareve pre e trafikimit
- Sherr mes shqiptarësh në Greqi, vritet një 24-vjeçar
- Kukës: Djali vret me armë babanë
- Policia e EULEX-it arreston tre të dyshuar për sulme ndaj Policisë së Serbisë
- Policia franceze shkatërron rrjetin shqiptar të drogës, arreston 42 persona
Vjenë, 17 tetor - Skena që është luajtur në një bankë të Austrisë nuk i lë asgjë mangu një skene të komedisë kriminalistike, por me një ndryshim thelbësor, kjo në Austri ka ndodhur me të vërtetë. Një gjyshe 82 vjeçe nuk është frikësuar dhe hamendur për asnjë çast kur në bankën, ku ajo po priste në radhë, paraqitet një kriminel me maskë në fytyrë.
Hertha Wallacker, kështu quhet super gjyshja, e ka sulmuar plaçkitësin e armatosur, ia ka çjerrë maskën dhe ia ka marrë nga duart thesin me të hollat e grabitura. Aq i habitur dhe i frikësuar nga veprimi i plakës ka qenë hajni sa që ka marrë menjëherë arratinë.
Befasisht një burrë që po qëndronte pranë meje nxori revolen nga çanta. Unë menjëherë ia hoqa maskën nga fytyra, ka thënë Hertha për mediet austriake. Ajo ia ka marrë atij edhe çantën me të holla, të cilën grabitësit posa ia kishte dorëzuar një nëpunës i bankës, nën kërcënimin e armës. Këto të holla i takojnë bankës, i kishte bërtitur plaka hajnit, i cili kishte marrë ikën dhe pas pak ishte kapur nga policia, transmeton Albinfo.
Në një intervistë për gazetën Österreich, Hertha ka thënë se në përgjithësi ajo nuk e njihte frikën. Dhe aq më pak frikën nga burrat. Ajo në fakt kur e kishte ndërmarrë aksionin e saj të guximshëm nuk e kishte ditur se pistoleta e plaçkitësit ishte një pistoletë gazi.
Plaka e kishte ndjerë veten keq që në mesin e gjithë atyre burrave, që po qëndronin afër, asnjëri nuk kishte lëvizur as gishtin e dorës për të vepruar. Për veprimin e saj ajo ka një shpjegim: Ndoshta shikoj shumë filma kriminalistikë në televizor.








