• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Policia shpërthen mjetin e dyshimtë para MTI-së

Publikuar: 15.10.2012 - 11:04

 Prishtinë, 15 tetor - Një granatë dore është gjetur mëngjesin e sotëm para  objektit të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë. Për 20 minuta të gjithë punëtorët e kësaj ministrie kanë dalë jashtë objektit, derisa në vendin e ngjarjes ka ardhur policia dhe zjarrfikësit, raporton KTV. Më pas, në mënyrë të kontrolluar granata e dorës, e cila është gjetur fillimisht nga një zyrtar i kësaj ministrie, është demoluar, duke mos shkaktuar pasoja në njerëz dhe dëme materiale. Arta Isteri, zyrtare për informim në këtë ministri, ka thënën se nga shpërthimi i saj nuk ka pësuar askush dhe të gjithë punëtorët i janë kthyer punës. Ajo thotë se hetimet për vendosjen e këtij mjeti kanë filluar dhe, sipas saj, do të shihen edhe kamerat e objektit dhe nga këto mund të shihet kush e ka vendosur aty. Policia është duke i bërë hetimet dhe, sipas tyre, ende është herët  të flitet për të dyshuarit të cilët e kanë vënë mjetin shpërthyes.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell