• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjapella 21-vjeçar, me 66 raste penale

Publikuar: 14.10.2012 - 21:51

Prishtinë, 14 tetor - Florim Fazliun nga lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë të gjithë e njohin me nofkën “Gjapella”. Ky djalosh 21 vjeçar ka thyer rekord në Kosovën e pasluftës, jo për ndonjë të bëmë sportive apo akrobatike, por për probleme dhe shkelje ligji. Ai gjendet në Burgun e Lipjanit ndërsa ka 66 procedime penale.

“Gjapella” kishte vetëm 15-vjeç, kur pati rastin e parë në polici. Ai ishte denoncuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike më 2006, ndërsa nga ajo periudhë deri në vitin 2012, atij iu shtuan një nga një, duke i grumbulluar 66 vepra penale.

“Në 55 raste, Florim fazliu ishte i dyshuari kryesor, ndërsa në 11 raste ishte viktimë-dëshmitar”, thuhet në raport, që e publikon gazeta JNK.

“Fazliu dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme si tentim-vrasje, therje me thikë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, kërcënime, sulme të rënda trupore, shtënie më armë, grabitje, dëmtime të pronave, mosbindje të urdhrave të policisë”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Lidhur me këto vepra, më 4 tetor 2012 “Gjapella” është arrestuar nga divizioni kundër krimit të organizuar i Policisë së Kosovës, si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.  Policia posedon të dhëna që personin e arrestuar e identifikojnë si pjesëmarrës në kryerjen e shumë veprave penale në kuadër të grupit të ashtuquajtur “Sekiraça”.

Florim Fazliu ka edhe një faqe në rrjetin social Facebook me nofkën e tij “Gjapella”, ndërsa ka më shumë se 1 300 “friends”.

Komente (4)

Tarrasi Daja16.10.2012/17:17

Paska rane ne qetesi njerzia per pak. Po mbajeni mire ne burg kesaj rradhe mos e leni tju baje krime.

Faruk Hoxha 16.10.2012/13:27

Keta djem si puna e ketij Florimit vetem jane trimoshat e Llapit

krenohu16.10.2012/09:35

oty atlantik qet arrestojn ekan mir se nuk te lan me gabue ma shum hahahahahahah

atlantiku16.10.2012/03:26

un pa boe as nje veper po me arrestojn e ky kaq shum vepra me lon te lire,naten e mire

1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu