• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shkalla e dytë dënon edhe 25 keqpërdorues të votave në Drenas

Publikuar: 10.10.2012 - 11:28

Drenas, 10 tetor -  Gjykata e Qarkut në Prishtinë me ankesën e prokurorit, ka kthyer edhe 25 vendime shkallës së parë, Gjykatës Komunale të Drenasit, duke i dënuar me nga 6 muaj të burgimit efektiv. Personat të cilët kanë keqpërdorur votën në zgjedhjet e vitit 2010, janë duke u dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë me nga 6 muaj efektiv të burgut, duke e kthyer kështu vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Komunale të Drenasit. Deri me tani janë dënuar rreth 48 persona të gjithë me burg efektiv nga 6 muaj, ndërsa së fundit shkalla e dytë ka dënuar edhe 25 persona. Në mesin e të dënuarve, janë përfshirë edhe 8 femra. Zyrtari për informim  në Gjykatën Komunale të Drenasit, Jeton Krasniqi, ka thënë se të gjithë të akuzuarit për keqpërdorim të votave, shkalla e parë i ka dënuar më gjobë, kurse dënimi i shkallës së dytë për të gjithë ka ardhur me burg efektiv nga 6 muaj. Gjithsej të dënuar nga shkalla e parë janë 150 persona në Drenas, për  shkak të veprës penale mashtrim në votime nga neni 180 lidhur me nenin 23 të KPK-së, ndërsa ndaj të gjitha gjykimeve të shkallës së parë, është ankuar prokurori publik në shkallën e dytë dhe kjo e fundit është duke i dënuar me burg duke e ndryshuar vendimin e shkallës së parë e cila i ka dënuar keqpërdoruesit e votësd me gjobë.

 

Komente (1)

Iliri10.10.2012/14:05

Duhet edhe me jav marr ulset edhe atyre deputetve te atyre zonav qe ka pas vjedhje te votav, nuk na duhet deputet me vota te vjedhura.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme